Policia arreston autorin e vrasjes se Avdulla Vrapit
Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Avdulla Vrapi, ngjarje kjo e ndodhur më 2011 në Sauk të Tiranës. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Policisë Alma Katragjini bëri me dije se 37 vjeçari Eduard Dushku, u kap në afërsi të ish Profarmës, ndërkohë që në momentin e kapjes, Dushkut iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një armë e tipit Pistoletë me mulli me fishekë.
Në gusht kur ndodhi ngjarja policia arrestoi 23 vjeçarin Indrit Tresa si bashkëautor të kësaj ngjarje, ndërkohë që Dushku u arratis, ndërsa Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest ne burg" për vrasje në bashkëpunim.
Policia: Autori i vrasjes së arkëtares mund të ketë vrarë pronarin e argjendarisë
Policia e Tiranës deklaroi sot se autori i vrasjes së arkëtares së filialit të bankës ‘NBG’ të martën në Tiranë mund të jetë implikuar në një vrasje tjetër, me motiv grabitjen.
Arma që qëlloi mbi arkëtaren Leonora Kaloçi, nënë e 2 fëmijëve dhe rojes së bankës Skënder Elmazi ka qenë tepër e njohur për hetuesit. Sipas tyre, e njëjta armë është përdorur në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinanaj, më 21 tetor të vitit 2011 në argjendarinë që ndodhej mes rrugës "Siri Kodra" e “Ferid Xhajko”, të kryeqytetit.
Policia e Kryeqytetit garantoi se angazhimin e strukturave policore për identifikimin, dokumentimin ligjor dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të dites së djeshme.