E Shtunë, 31 Tetor 2026

BRICS Treg i perbashket per ekonomite emergjente

Ministrat e Tregtisë së grupit BRICS ku bëjnë pjësë ekonomitë e vendeve emergjente si (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), kanë diksuatuar për temat kryesore të samitit në Neë Delhi të parashikuar për të enjten. Grupi i ministrave ka ritheksuar nevojën e fuqizimit të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të këtij blloku si një mbrojtje ndaj krizës europiane. Por pavarësisht shkëmbimeve tregtare mes fuqive emergjente qe janë në zgjerim të plotë, ministri indian i tregtisë, Anand Sharma ka theksuar se objektivi është ende larg nga ajo që mund të pritet nga një grup që përfaqëson 40% të popullsisë globale. Ka një potencial të fuqishëm të rritjes të pashfrytëzuar për tregtinë e vendeve të Brics dhe për investimet që mund të lehtësonin rritjen ekonomike në një moment në të cilën ekonomia botërore është goditur nga pasiguria ka thënë ministri indian. Në Nju Delhi ku do të diskutohen krijimi i institucioneve të përbashkëta të ekonomive emergjente, mes të cilëve, një bankë investimesh të quajtur Brics Bank, do të marrin pjesë presidentët përkatës të të pesta vendeve, presidentja braziljane Dilma Rousseff, presidenti rus Dimitri Medvedev, ai kinez Hu Jintao dhe homologu afrikan Jacob Zuma dhe kryeministri indian Manmohan Singh. Përsa i përket një tregu të ri të përbashkët vendet e Brics, kanë si qëllim krijimin e një monedhe të përbashkët ndërkohë që do të diskutojnë edhe temat që lidhen me një qeverisje globale dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm. Gjatë takimit të së enjtes pritet që krerët e këtyre vendeve të gjejnë një pozicion të përbashkët mbi një ndryshim të rregullit financiar dhe monetar ndërkombëtarë si FMN dhe BB, por edhe menaxhimin e organizmave ndërkombëtarë, siç është OKB ku prej kohësh diskutohet ndryshimi i strukturës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›