E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bashkiake e UKT aksion për lavazhet e palicensuara

Policia bashkiake në bashkëpunim me ndërmarrjen e Ujësjelles Kanalizimeve Tiranë ndërmorën sot një aksion të përbashkët për kontrollimin e 155 lavazheve në kryeqytet dhe evidentimin e objekteve të palicensuara.
 

Në një prononcim për mediat drejtori i UKT-së Sait Dollapi theksoi se aksioni ka për qëllim konstatimin e rasteve kur lavazhet shpërdorojnë ujin e pijshëm.

“Sot do të bëjmë kontrollin e lavazheve nëse shpërdorojnë ujin e pijshëm apo përdorin ujin e pusit ndërsa policia bashkiake do të kontrollojë dokumentacionin teknik të këtyre objekteve” ka theksuar Dollapi.
 

“Nuk jemi për tu mbyllur lavazhet por ato duhet do të funksionojnë brenda ligjit duke marrë lejen e shfytësimit të pusit dhe të bëhen kontrata me Ndërmarrjen e Ujësjellës Knalizimeve” theksoi më tej Dollapi
 

Gjatë ditës së sotme aksioni ka vijuar në zonën e Porcelanit ku do të procedohet me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të krijuara nga këto objekte.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›