Banesat sociale Keshilli Bashkiak vendos te merkuren

Struktura e re e bashkise shkurtim 30 vende pune Tituj nderi per Kuvajtin dhe Dushkun
Qe ne mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak kete te merkure marrin pergjigje 700 qytetare te pastrehe te cilet kane aplikuar per banesa sociale dhe kredi te lehtesuar. Nje nder shtate vendimet qe do te diskutohen ne kete mbledhje prek edhe jetet e qindra kryeqytetasve te cilet jane ne pritje me vite per marrjen e nje strehe mbi koke. Te tjera vendime pjese e diskutimit ne keshill do te jete edhe kalimi i paketes fiskale ku perfshihen reduktimi deri ne heqjen e 60 taksave dhe tarifave vendore ndersa do te miratohet struktura e re e bashkise ku pritet eliminimi i disa specialiteteve dhe shkurtimi i 30 vendeve te punes.
Strehimi
Per sa i perket strehimit do te shtrohet per diskutim shperndarja e 400 banesave sociale te ndertuara ne Shkoze dhe ndarja e kategorive perfituese pasi mesohet nga burime brenda bashkise se do te shqyrtohen 700 dosje te pastreheve te Tiranes. Nga 1366 aplikime ne te 11 njesite mesohet se fazen e dyte e kane kaluar vetem nje pjese prej tyre duke perfituar strehim ne programin e banesave sociale dhe me qira. Pjese e diskutimeve do te jene edhe familjet qe kane aplikuar per te perfituar nga programi i kredise se lehtesuar nga shteti. Pas aplikimit ne bashki eshte Keshilli Bashkiak i Tiranes si organ vendimmarres i cili shqyrton dhe miraton listen e perfituesve per programin e kredive te lehtesuara nga shteti. Te gjithe qytetaret e interesuar per tu trajtuar me kete program mund te dorezojne dokumentacionin e kerkuar prane Bashkise se Tiranes i cili shqyrtohet fillimisht nga Sektori i Strehimit ne Drejtorine e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social dhe pastaj vleresohet nga Komisioni i Strehimit ngritur me vendim te Keshillit Bashkiak nr. 63 date 8.11.2005 Per miratimin e Komisionit te Strehimit i ndryshuar.
Struktura e re
Reduktim te numrit te punonjesve te Bashkise se Tiranes ne organiken e brendshme te ketij institucioni nga 460 punonjes shkurtohen 30 vende pune dhe ne organiken e re do te jene 430. Sakaq pjese e ndryshimeve eshte edhe shperndarja e specialisteve ne disa sektore te tjere dhe krijimi i nje drejtorie te re. Keshtu nga kater drejtori te medha do te shtohet nje tjeter drejtori Drejtoria Strategjike e cila do te merret me hartimin e strategjive. Ndryshimet ne strukturen e re jane pergatitur nga bashkia drafti do te jete pjese e diskutimeve ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak.
Paketa fiskale
Gjithashtu reduktimi i taksave deri ne heqjen e 60 taksave per biznese dhe qytetare pritet te miratohet qe ne mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak. Ashtu sikurse kishte premtuar kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha paketa fiskale pritet te sjelle reduktimin e nje sere taksash. Drafti qe permban paketen fiskale per uljen e taksave deri ne heqjen e tyre per disa kategori si per qytetaret ashtu edhe per bizneset eshte pergatitur nga grupi i punes ne Bashkine e Tiranes. Nga 64 qe jane aktualisht do te ngelen ne fuqi vetem 7 ndersa nga 17 tarifa sherbimi do te mbetem 14. Nga ana tjeter specialistet e bashkise sqarojne se disa prej taksave nuk mund te ulen 30 menjehere por do te ulen progresivisht nderkohe qe edhe pse mund te miratohet ne keshill vendimi per paketen fiskale hyn ne fuqi vitin e ri fiskal. Nga 2012-a qytetaret dhe bizneset do te kene me pak taksa per te paguar ne zyrat e tatim-taksave te bashkise.
Tituj nderi
Nje tjeter ceshtje qe do te diskutohet ne mbledhjen e se merkures ne Keshillin Bashkiak do te jete edhe dhenia e titullit te nderit per kontributin e dhene ne Tirane. Dy cmimet jane planifikuar ti jepen shtetit te Emirit te Kuvajtit dhe aktores shqiptare te Hollivudit Eliza Dushku. Dhenia e cmimit per aktoren vjen pas shpalljes Ambasadore e Tiranes ne Bote ku Dushkut do ti jepet nje tjeter vleresim nga Bashkia e Tiranes. Keshtu nder vendimet qe do te diskutohen pas dy ditesh ne keshill eshte edhe ndarja e dy cmimeve te nderit per kontributet per Tiranen ku Dushku do te nderohet me titull nderi. Sakaq nje tjeter miku dhe mbeshtetesi te bashkise do ti jepet ky titull Mbretit te Emirit te Kuvajtit Sheikh Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah. Titulli i nderit do ti jepet ketij shteti per mbeshtetjen dhe financimin e nje sere projektesh per Tiranen ku z. Basha i eshte konfirmuar donacione bujare per rehabilitimin e sheshit Skenderbej dhe projekteve te tjera kryesisht per punesimin e te rinjve. Miratimi i ketyre ceshtjeve ne keshill eshte ne dore te PD-se e cila kryeson mazhorancen pasi koalicioni Aleanca per Qytetarin ka 28 anetare dhe Aleanca per te Ardhmen ka 27 anetare. Socialistet kane siguruar te vetem 25 keshilltare dhe 2 keshilltare jane te aleateve te tyre PDS dhe PSV 91. Partia Demokratike ka siguruar 19 keshilltare LSI ka fituar 5 mandate ne Keshillin e Tiranes PDIU 2 mandate ndersa aleatet republikane dhe Levizja e Legalitetit nga nje mandat.