E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e pare e universiteteve studentet ne kafene

Viti i ri akademik ka ardhur me nje sere projektesh ndryshimesh dhe me nje numer te larte studentesh te rinj. Nje vit qe premton shume sipas Ministrise se Arsimit dhe Rektoratit te UT-se. Por kjo sic duket nuk eshte marre shume parasysh ne diten e pare te fillimit te studimeve. Studentet qe ne mengjes kane mbushur rruget e Tiranes per te mberritur shpejt ne universitet. Por sic duket sot ka qene dita per te njohur shoqeri dhe per te pire nga nje kafe me njeri-tjetrin. Lokalet e te gjitha universiteteve kane qene te mbushura qe nga mengjesi dhe kane vazhduar me te njejtin ritem deri ne oret e drekes. Madje aty kishte raste ku nuk kishte vende te lira dhe shume studente po prisnin radhen per te pire nje kafe. Nje ritem i larte kafenesh eshte vene re sidomos ne universitete private ku sic duket sot nuk ka qene dita e pare e universitetit por dita e pare per te pire nje kafe per here te pare ne universitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›