E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti probleme me regjistrimin e studenteve

Regjistrimet per ne konviktet e Qytetit Student po shkojne drejt fundit. Kete vit ndryshe nga vitet e tjera ka pasur nje numer ne rritje te studenteve qe duan te strehohen ne konvikte. Ne total jane 6200 studente qe do te regjistrohen ku 1600 prej tyre jane studente te sapo ardhur. Kjo gje ka bere qe te kete nje numer te konsiderueshem qe nuk mund te strehohen ne konvikt. Jane studente te vjeter ata qe kane krijuar probleme pasi ata duan te regjistrohen per here te pare ne konvikt pavaresisht se kane qendruar ne shtepi me qira me pare. Pikerisht ky grup me shume mundesi mund te ngelet pa u regjistruar per shkak se kete vit eshte ulur numri i studenteve neper dhoma. Gjithashtu kjo ka ardhur dhe per shkak se nuk ndryshoi tarifa e regjistrimit ne konvikte dhe qe shikohet nje menyre me e lire per studentet. Gjithsesi duhet pritur perfundimi i regjistrimeve per te pare nese ka akoma dhoma te lira per te regjistruar dhe te tjere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›