Basha dhe Sekui presin shiritin e rruges Murat Toptani
Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe ambasadori i Bashkimit Evropian Etore Sekui peruruan dje pasdite rrugen Murat Toptani. Basha e Sekui prene shiritin e perurimit te punimeve te kesaj rruge ndertimi i se ciles u be nga fondet e BE-se dhe deklaruan se projekte te ketyre standardeve do te kete edhe ne vijim jo vetem ne Tirane por edhe ne Shqiperi. Kreu i Bashkise se Tiranes ne fjalen e tij pershendetese deklaroi se ky eshte vetem fillimi i nje bashkepunimi me Bashkimin Evropian. Ky eshte nje perurim pa risk pasi puna per perfundimin e punimeve ka perfunduar prej muajsh dhe qytetaret e kane shijuar kete rruge. Z. Ambasador une ju siguroj se ky eshte vetem fillimi i nje bashkepunimi me ju. 100 metra nga ketu po finalizohen punimet ne sheshin Skenderbej. Pas disa ditesh do hapim projektin per zgjerimin e arteries nga Stacioni i Trenit deri ne Paskuqan se shpejti bejme te ditur daten e hapjes se tenderit per tramin e Tiranes. Sfidat jane te medha po keshtu edhe oportunitetet. Te mos harrojme se kemi shume per te bere dhe se Tirana eshte oportuniteti me i mire ku mund te investoje BE - u shpreh Basha.