Policia bashkiake nis aksion për zhurmat në Tiranë

Policia bashkiake së bashku me inspektoriatin e mjedisit ka ndërmarrë sot një aksion për evitimin e zhurmave në rrugët e kryeqytetit.
Gjatë ditës së sotme policia bashkiake ka zhvilluar kontrolle në autobuza për të shmangur boritë në rrugë ndërsa ka vendosur edhe gjoba drejtuesve të automjeteve të cilët janë kapur me shkelje.
Ky aksion i policisë bashkiake ka ardhur pas ankesave të qytetarëve të kryeqytetit në lidhje me zhurmat e automjeteve në rrugët e Tiranës.