Vijon shperndarja e ndihmave me helikopter ne verilindje

Drejtoria e rezervave të shtetit ka nisur shpërndarjen e ndihmave ushqimore në zonat veriore të bllokuara nga dëbora. Janë nisur rreth 400 pako me ushqime drejt zonave të bllokuara në Pukë dhe Shkodër, ndërkohë që drejtori i rezervave të shtetit Hysen Arapi deklaron për Abc Neës se koha e mirë ka ndihmuar edhe në lëvizjen e helikopterëve përveç lëvizjes së kamioneve.
Arapi shprehet se janë ngritur 7 drejtori rajonale të rezevave të Shtetit, të cilat janë në gatishmëri dhe që do të plotesojnë të gjithë nevojat e familjeve.
Sipas Arapit, rezervat e shtetit kanë të gjitha kapacitet për të përballuar situatën dhe se Komiteti ndërministror do të plotesojë me ndihma të gjitha nevojat e familjeve të izoluara sipas kërkesave nga prefekturat.
Helikopterë të forcave të armatosura kanë vijuar dërgimet e ndihmave në ushqime për banonjër e bllokuar të komunave në Rrethit të Bulqizës dhe Peshkopisë. Fluturimet kanë nisur në orët e mëngjesit dhe do të vijonin gjatë të gjithë ditës.
Kushtet e motit kanë qenë në favor të operacioneve nga ajri, ndërsa era e fortë që frynte të mërkurën detyroi të pezulloheshin fluturimet e helikopterëve. Komandanti I bazës së helikopterëve tha për abcneës se gjatë ditës do të kryheshin sa më shumë fluturime duke përfituar nga kushtet e motit.
Të shkëputur nga gjitha pjesa tjetër banorët e Trebinjës kanë rreth 5 javë të izoluar nga bora. Ndërsa I kishin humbur krejtësisht shpresat se me këto kushte klimaterike rruga që I lidhte ata me Bluqizën do të mund të hapej, zhurma e helikopterit që kërkonte vend për të shkarkuar ndihmat ka qenë gëzimi më I madh I këtyre banorëve në javët e fundit.
Helikopterët kanë kryer rikonicionin e krejt zonave të bllokuara dhe informacionet e dhëna nga pilotët u janë dërguar edhe ekipeve që ndërhyrjes nga toka për të hapur rrugët lidhëse mes fshatrave të izoluara. Nga fluturimet janë verejtur edhe zonat më problematike si pasojë e izolimit nga dëbora të cilat do I shtohen hartës së shpërndarjeve të ndihmave nga ajri.