E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon makinën e Anaidit të “BB6”, gjejnë armë pa leje

TIRANE- Makina e fituar në “Big Brother” nga Anaid Kaloti, është bllokuar të enjten paradite nga Policia e Tiranës, pasi kushëriri i tij, Mario Lushnja që ishte në makinë, është arrestuar në flagrancë për mbajtje të armëve të zjarrit pa leje. 

23-vjeçari Lushnja, i cili është djali i hallës i Anaidit, është arrestuar përballë Fakultetit Filologjik të Tiranës në automjetin e Anaidit, të cilin ia kishte marrë prej disa ditësh në përdorim, ku kishte fshehur dhe armën e zjarrit tip pistoletë TT… “Bluetooth” provoi të kontaktonte me fituesin e edicionit të fundit të “Big Brother”, por telefoni i tij gjatë ditës së djeshme rezultonte i fikur. 

Urojmë që incidenti i ndodhur të sqarohet sa më shpejt, që Anaidi t’i gëzohet makinës së tij.
(m.a/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›