LSI, mbyll fushatën elektorale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbyllur fushatën elektorale me mitingun përmbyllës në sheshin "Skënderbej". Në fjalën e tij kreu i LSI-së Ilir Meta është shprehur se LSI, do të fitojë sepse Berisha nuk pati kurajon të dilte në debat publik me të. "Ne do të fitojmë sepse kemi një staf të mrekullueshëm dhe do të kemi një qeveri të mrekullueshme që mund ta drejtojë vetëm alternative jonë" theksoi Meta. Ai gjithashtu shtoi se LSI do të fitojë sepse këto 4 vjet janë për të ardhmen e vizionit të shqiptarëve, dhe plani për veprim do të sjellë një ekonomi kombëtare që zhvillohet dhe prodhon.
"Unë ju kërkoj votoni numrin 24 në zgjedhjet e 28 qershorit dhe Shqipëria do të jetë njëherë e përgjitmonë e shqiptarëve" ka theksuar Meta.
"Unë ju kërkoj votoni numrin 24 në zgjedhjet e 28 qershorit dhe Shqipëria do të jetë njëherë e përgjitmonë e shqiptarëve" ka theksuar Meta.