E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon një anije italiane

Rojat bregdetare dhe policia kufitare e Vlorës kanë kapur dje një peshkatore italiane që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat e vendit tonë. Anija e peshkimit kishte disa ditë që kalonte kufirin ujor dhe gjuante në territorin shqiptar. Drejtori i Policisë Kufitare, Myzafer Elezi, tha se peshkatorja është bllokuar gjatë një aksioni të organizuar pas marrjes së informacioneve për shkelje sistematike të kufirit. Mjetet lundruese të policisë kanë patrulluar për tri ditë me radhë në hapësirën nga Sazani deri në derdhje të Vjosës, deri sa dje kanë pikasur dhe më pas ndaluar peshkatoren me gjashtë persona në bord.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›