Vret veten djali i avokatit
Një 22-vjeçar nga qyteti i Fierit është vetëhelmuar, duke pirë katër kokrra fostoksinë. Sipas mjekut toksikolog, Kilo Stoja, Eduart Gega, 22 vjeç, lindur e banues në Fier, ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të së shtunës në spital. Ai është dërguar në spital rreth orës 23:00 nga i ati dhe të afërm të tjerë, të cilët treguan se djali kishte pirë fostoksinë. Megjithëse mjekët bënë çdo përpjekje për ta shpëtuar, i riu ndërroi jetë rreth pesë orë pas mbërritjes në spital. Gega, i biri i një avokati të njohur në Fier, kishte disa ditë që kishte rënë në depresion për shkaqe ende të panjohura.