E Shtunë, 31 Tetor 2026

RE FRESSH

Editorial

Neser behen 20 vjet nga krijimi i Forumit Rinor Eurosocialist. Asnje organizate rinore ne Shqiperi se ka pasur ne keto 20 vjet as historine dhe as impaktin e FRESSH-it ne jeten politike shqiptare. Histori e mbushur me drite e hije. Si cdo histori e gjate politike ndoshta por jo thjesht. FRESSH-i ishte forca qe cau perden e hekurt mes Partise se sapokrijuar Socialiste dhe opinionit te sapozgjuar publik qe fundosi regjimin komunist. Nje grup te rinjsh nder ta edhe pjesemarres ne Levizjen Studentore paten kurajen e nje imagjinate largpamese. Dhe zgjodhen me idealizem apo instinkt politik krahun e kundert te historise se atyre fillimeve permbysese. U rreshtuan me Partine e dyshuar Socialiste dhe bene histori. Takimi i tyre i pare ne Pallatin e Kongreseve ishte nje ere e re ndryshimi qe fryu mbi skenen e transformuar te politikes nga vendosja e pluralizmit ne Shqiperi.

FRESSH-i i dha PS-se shtysen jetike drejt hapjes me shoqerine dhe i dha shoqerise mundesine te shohe pertej perdes se hekurt te paragjykimeve te renda qe PS-ja mbartte nga e shkuara ne misionin e saj historik te vendosjes ne ekuiliber te demokracise se sapoardhur me yryshin revanshist qe imponoi komunisti Sali Berisha ne krye te PD-se. Pandeli Majko dhe Ilir Meta dy protagonistet e padiskutueshem te jetes politike te rinise socialiste misheruan per nje kohe te gjate suksesin si edhe te dy anet e medaljes se atij suksesi. Anen e paster dhe ate te piste te vete politikes te cilat sot ne distancen qe na mundeson koha jane lehtesisht te lexueshme. Madje si per te lehtesuar ende me shume kete lexim njeri Pandeli Majko gjendet ne keto momente ne Nju Jork ne pritje te nje emerimi ne rangjet me te larta te Kombeve te Bashkuara tjetri Ilir Meta pret ne shtepi vendimin e gjykates pas kerkeses se prokurorise per disa vite burg si pasoje e nje skandali te bujshem korrupsioni boterisht te njoftuar ne mediat e mbare planetit.

Te dy u bene ne periudha te lavdishme per FRESSH-in kryeministra te Shqiperise ndersa vete FRESSH-i u be ndoshta e vetmja organizate politike rinore ne bote qe i dha vendit te vet njeri pas tjetrit dy kryeministra. Ne menyren e tyre te dy i dhane Shqiperise nje kontribut te konsiderueshem ne krye te qeverise se vendit packa se ne rrugetimin e tyre politik Majko perfaqesoi vijimesisht nje Shqiperi me dinjitet kontradikta e kufizime te vete kohes ndersa Meta u kthye pergjate rruges ne perfaqesuesin e Shqiperise se marramendur prej fuqise abuzive dhe parase se fituar babezisht matane kufijve te ligjit edhe FRESSH-it kryeministrimi i tij problematik i la asokohe nje fature te rende imazhi. Vazhdojne te jene qe te dy ne skene si per te deshmuar me pranine e tyre pranine ne jeten politike te te dyja Shqiperive ne mjedisin ku jeton sot gjenerata me e re e fillimviteve 90.

Nje tjeter gjenerate i ka trokitur sot ora per te treguar cfare mund ose smund te beje per te lene shenjen e vet ne historine e organizates se rinise socialiste e progresiste. Mes te dyjave ka pasur nje periudhe boshlleku inercie dhe apatie. Neser eshte dita e re e fillimit te perpjekjes se kesaj gjenerate pasuese per tu degjuar nga opinioni publik dhe provuar ne harkun e ketij viti te 100-te te pavaresise se Shqiperise nese eshte ose jo ne gjendje te lere nje gjurme ne historine e FRESSH-it e te vete vendit per vitet qe vijne. Sulmi i nisur me te gjitha baterite nga ana e pushtetit permes altoparlanteve te vet kunder projektuesve te risise RE FRESSH per te bere histori te re ne vazhden e historise politike te organizates rinore socialiste e progresiste eshte nje shenje inkurajuese. Ashtu sic eshte shume inkurajues fakti se ne krye te kesaj perpjekjeje nuk jane vetem ata qe vijne ne kete piketakim te pervjetorit te 20-te te FRESSH-it nga rruga e militantizmit partiak po edhe ata qe vijne nga rruga e militantizmit qytetar. Protagoniste te spikatur te MJAFT-it te oreve me te mira jane pjese e grupit qe ka projektuar risine. Kundershtaret sulmojne ne kete pike sepse kjo eshte nje pike e forte. Jo vetem pse eshte nje vlere e shtuar ne perpjekjen per ti dhene organizmit rinor socialist e progresist permasen e ndryshimeve shoqerore po edhe nje mesazh i qarte per vizionin e ri qe duhet te misheroje ky organizem.

E thene ndryshe FRESSH-i smund te jete me ai qe ishte sepse koha seshte me ajo qe ishte shoqeria seshte me ajo qe ishte sfida seshte me ajo qe ishte. Ja pse projektuesit e rinj te riorganizimit thone RE FRESSH dhe ja pse RE FRESSH eshte e reja qe PS perkrah sot pa asnje rezerve me bindjen se gjenerata e re e shqiptareve kerkon nje pike te re referimi per te dhene kontributin e vet ne kerkim te ndryshimeve te domosdoshme politike e shoqerore sot. Nje organizate politike rinore moderne pa korniza shtrenguese. Nje hapesire transversalisht e hapur per individe grupe interesi organizma autonome te rinjsh me energji e prirje drejt temave te posacme. Nje ombrelle federative ku organizata tradicionale e FRESSH-it eshte padyshim shtylla vertebrore po ku RE FRESSH-i prezumon shume me teper se sa vetem riperteritjen kapilare te asaj qe buron nga e djeshmja. Nje projekt per te ardhmen.

Projekti eshte shume i mire pikerisht sepse niset nga shoqeria sic eshte sot e nga interesat e sotme te gjenerates me te re duke ofruar hapesire per te gjithe dhe me ane tjeter duke synuar ti kundervihet deformimit te frikshem te perfshirjes se rinise ne betejen politike vetem permes favoreve e parase. Qe jane dy kembet mbi te cilat ecen prej kohesh organizimi rinor i PD-se apo LSI-se ne funksion te qellimeve ngushtesisht elektorale. shte nje projekt qe bazohet te qellimi i madh i jetesimit te nje politike te re per te rinjte duke tentuar me guxim te tregoje se rruga e perfshirjes se te rinjve ne jeten politike nuk kalon medoemos permes rekrutimeve me favore apo me para. Nuk duhet te kaloje kurrsesi permes favoreve parase apo lidhjeve te gjakut ose tribes as perfshirja e te rinjve ne administrimin publik. Shqiperia Europiane ska gjase te ndertohet pa ndertuar rrugen e merites per te rinjte. Pa u dhene atyre barren qe u takon ne sfiden e integrimit duke u nisur nga merita e secilit. Pa i bere ata protagoniste reale te ndertimit te shtetit modern europian te shqiptareve.

Prandaj ky projekt u drejtohet vlerave morale e shoqerore te tradites me te mire ketu e te vullnetarizmit politik te mbarebotshem ne ditet e sotme kudo ku demokracia funksionon. Projekt i veshtire padyshim. Objekt perqeshjesh pervecse perbaltjeje me siguri. Por pa medyshje nje projekt i dobishem jo vetem per familjen socialiste e progresiste po edhe per shoqerine e vendin. Starton neser ne oren 1100 ne Pallatin e Kongreseve dhe vazhdon te lancohet gjate gjithe dites se pare per tu shtrire dite pas dite drejt te gjithe te rejave e te rinjve shqiptare ne Shqiperi e jashte saj. Ku studion punon e jeton nje numer i jashtezakonshem vajzash e djemsh qe edhe kur duan te kthehen ne Shqiperi skane rruge kthimi pervecse duke ndjekur harten rendom te pamundur te lidhjeve te gjakut e te tribes qe ka imponuar pushteti i sotem i korrupsionit dhe i klientelizmit me te pafre te historise se shtetit shqiptar. Edhe atyre RE FRESSH-i synon tu coje neser nje mesazh. Une kam shume besim se mesazhi do te shkoje ne destinacion gjate ketij viti duke kapercyer me mundim permes baltes e mureve te cinizmit dhe duke gjetur veshe e zemra per te jehuar fort. Do te duhet kohe e do te duhen nerva e gjunje te forte. Projektuesit kane vizionin dhe idete e duhura per te bere nje histori te re me te rinjte e per te rinjte. Nervat dhe gjunjte do ti sprovoje rruga e do ti provoje koha qe kemi perpara. Sot per sot ata meritojne urimet e pershendetjet me te ngrohta.
Qofte nje rruge e mbare per RE FRESSH-in qe i duhet neser Shqiperise se sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›