E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne punimet ne Unazen e Madhe

Edhe pse fundjavë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe vahzdojnë me qëllim vënien në funksion të saj brenda vitit 2012. Segmenti verior i unazës është edhe pjesë e rrugës së Arbrit. Ky segment përfshin trajektoren “Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzës” me një gjatësi 6.5 kilometër, gjerësi 110 metra, me 8 korsi, ku përfshihet korsia e mjeteve të transportit publik dhe ajo e emergjencës si dhe është parashikuar edhe hapësira për tramvaj. ndërsa segmenti I dytë dytë i Unazës, shtrihet në trajektoren “ Komuna e Parisit- Rruga e Re Tiranë-Elbasan”. Pjesa kryesore e këtij segmenti do të ketë 6 korsi dhe janë parashikuar edhe trotuare me gjerësi 3-5 metra, rrjetet e ujësjellësve, kanalizimeve, ndriçimi, sinjalistika etj. Unaza e Madhe do të ketë disa mbi kalime dhe nën kalime. Mbikalimi i parë është në rrugën ekzistuese që zbret nga Sauku i vjetër deri te Liqeni artificial. Ndërsa, mbikalimi i dytë do të jetë në mes të fshatit Sauk i Vjetër, ku është aktualisht rrugë funksionale. Në sajë të rrethrrotullimit që po ndërtohet në Lundër, ç’ka do të bëjë të mundur që makinat që vijnë nga jugu, të kalojnë përmes kësaj unaze. Ndërtimi i Unazës së Madhe, me një gjatësi prej 20 km pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së trafikut në kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›