E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropiani hyn në fazë delikate, priten çerekfinalistet e para

—-Nga Rozalb Lika—-

Euro 2012 sot hyn në fazën më të nxehtë kur katër ekipet e grupit A luajnë duelet e fundit. Greqi-Rusi dhe Poloni-Çeki janë dy sfidat prej të cilavë do të mësohen dy skuadrat që do të shkojnë në faqën çerekfinale dhe dy ekipet që do t’i thonë lamtumirën Polonisë dhe Ukrainës.

Rusët e Dik Advokat do të vendosen përballë grekëve në një përballje të lehtë në letër, ndërsa Greqia nuk ka asgjë për të humbur pasi gjendet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Skudara ruse është konsideruar nga shumë specialistë si një ekip që do e kalojë lehtësisht këtë provë pasi në dy ndeshjet e para ka treguar një skuadër të konsiliduar në të gjitha repartet. Përballja tjetër mes Çekisë dhe Polonisë është më e barabartë dhe mund të konsiderohet si sfida e jetës. Çekia ndodhet në një avantazh të lehtë pasi është në kuotën e 3 pikëve ndaj dy të polakëve dhe mund të kalojë në fazën çerekfinale edhe me nje barazim. Polonia një nga vendet organizatore nuk dëshiron të humbasë këtë mundësi për të kaluar nga grupet.

Në dy ndeshjet e para kemi mësuar shumë nga këto skudara që do të përballen sonte për dy vende në fazën çerekfinale. Grekët kanë shfaqur probleme të theksuar organizimi në mbrotje në të dyja ndeshjet e para,vlen për tu theksuar shpirti reagues i skuadrës por që nuk mjafton me gabimet e mëdha. Ndaj Çekisë u shokuan vetëm ne 6 minuta duke pësuar dy gola dhe duke ja bërë të pamundur misionin vetes për të marr pikë në atë ndeshje.

Skuadra e Rusisë ka treguar një futboll të bukur në dy ndeshjet, një skuadër e vendosur mjaft mirë taktikisht, shumë e organizuar në mbrotje dhe një ekip cilësorë në sulm. Ekipi i Advokat që ka treguar se mund të befasojë në çdo moment, kanë në gjirin e saj golashënuesit e kompeticionit deri tani së bashku me Gomezin, Dzagoev.

Polonia luan në shtëpinë e saj dhe është tepër e motivuar për të kaluar pengesën Çeke por misioni nuk do jetë aspak i lehtë sepse Çekët kualifikohen edhe me një barazim. Polonia në dy ndeshjet e para ka treguar një shpirt të madh gare. Ka një skuadër të përbërë nga lojtar jo me shumë peshë por që luajnë së bashku. Kuba dhe Levandoski dy yjet e Dortmundit kanë rënë në sy në dy takimet e para duke ndihmuar ekipin për të marrë dy barazime.

Në kualitete dhe në moshë janë më lart se skuadra e Bilek mjafton të shohësh formën e Obraniak, Blazikoskit dhe Levandoskit që janë luojtar mjaftë kualitativ në vijën e parë. Çekia është me fat që ndeshjen e dyte e luajti me një Greqi të pergjumur por duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të rikuperuar gabimet e sfidës së parë ndaj Rusisë. Problemet tek skuadra e Republikës Çeke qëndrojnë te mosha e madhe e disa lojtarëve dhe vendosjet jo të mira taktike të tyre, problemeve të theksuara në mbrotje. Në rast se duan të kualifikohen duhet të shtojnë kilometrat në fushë pasi polakët janë të papërmbajtshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›