Policia britanike ndez dritën jeshile, Madellen Meken mund të jetë gjallë

Madellen Meken, vajza britanike që u zhduk pesë vjet më parë teksa ishte në pushime me prindërit në Portugali, besohet se është gjallë.
Policia londineze tha se vazhdon të hetojë zhdukjen e Madellenit, e cila ka humbur në vitin 2007, pak para ditëlindjes së saj të katërt.
Autoritetet portugeze kanë mbyllur hetimet në vitin 2008, por policia britanike tha se beson që rasti duhet të rihapet.
Ndërkohë nuk është dhënë asnjë detaj se përse hetuesit britanikë besojnë se vogëlushja mund të jetë gjallë.
Zhdukja e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave globale, për shkak të faktit se prindërit e saj kanë qenë të dyshuar nga policia portugeze.
Ende nuk ka asnjë indikacion të besueshëm se çfarë mund të ketë ndodhur me Madellen Meken.