E Diel, 1 Nëntor 2026

90 njohje për Kosovën, shtohet në listë Brunei Darussalam

Brunei Darussalam, është shteti më i ri që njeh pavarësinë e Kosovës, duke e cuar kështu numrin e njohjeve në 90-të për shtetin më të ri në Ballkan.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare për Republikën e Kosovës nga ky shtet.
 

"Sot ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të përzemërta të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam", thuhet në një komunikatë të MPJ-së.
 

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›