E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë në Kosovë trupat e para shtesë

Rreth 250 paqeruajtës gjermanë kanë mbërritur sot në Kosovë. Ky është kontingjenti i parë i rreth 700 trupave shtesë të NATO-s që pritet të vendosen në vend, në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Zëdhënësi i NATO-s, Mark Stumler, ka thënë të mërkurën se “tensionet në rritje” kanë detyruar aleancën të forcojë misionin e saj në Kosovë.

Ai ka theksuar se përforcimet do të përbëhen nga 550 ushtarë gjermanë dhe 150 austriakë.

Më 6 maj, qytetarët e Serbisë do të votojnë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, si dhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Serbia ka thënë se nuk do të mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë, por disa përfaqësues të serbëve të veriut këmbëngulin se do të votojnë më 6 maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›