E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet në Vlorë takimi i presidentëve të Ballkanit Perëndimor

Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, janë takuar sot dhe në qytetin e Vlorës për një takim mes tyre, i cili është organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Me ftesë të kreut të shtetit shqiptar, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov janë takuar në qytetin e Vlorës në një takim të përbashkët. Gjatë këtij takimi, pritet që të katërt presidentët të bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›