ODIHR konfirmoi se rreth 260 mijë shtetas shqiptarë ndodhen jashtë shtetit, pa dokumente identifikimi
Në raportin e saj paraprak për fushatë e zgjedhjeve të 28 qershorit
1 milion e 446 mijë shtetas shqiptarë kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, bënë të ditur burime zyrtare në ministrinë e Brendshme, ndërsa mësojmë se nuk kanë aplikuar për t’u pajisur me këtë dokument 256.794 shtetas. Edhe ODIHR, ne raportin e vet te 3 qershorit, konfirmonte se priste qe nga 160-260 mijë veta pritej qe te mos ishin në Shqipëri, meqenëse ndodhen jashtë vendit, por pa dokumentet përkatëse. "Sipas informacionit nga Ministria e Brendshme (MB), deri më 31 maj, ishin kryer 1.172.279 aplikime, dhe prodhuar 1.045.910 karta identiteti. Numri i kartave të dërguara në qendra është 1.019.910, ndërsa 652.067 prej tyre janë tërhequr nga qytetarët. Sipas qeverisë, rreth 730.000 qytetarë nuk kanë pasaportë, një shifër të cilën opozita e ka vënë në pikëpyetje duke u shprehur se është tepër e ulët. Prej tyre, 460.000 kishin aplikuar deri më 29 maj. Mendohet që nga numri i zgjedhësve që ende pritet të aplikojnë, rreth 160.000–260.000 janë jashtë Shqipërisë pa dokumente të vlefshme, kjo sipas një letre nga Zëvendësministri i Brendshëm drejtuar Partisë Socialiste", thuhet ne raportin e ODIHR, i cili ka gjetur mbështetje edhe nga autoritetet e PS-së. Procesi i pajisjes së shtetasve shqiptarë me kantatat e identitetit filloi në 12 janar 2009, një moment i veçantë për çdo shqiptar, sepse atyre tashmë u është ofruar një dokument ndër më modernët në të gjithë Evropën, duke u prezantuar si qytetarë me një dokument identifikimi të denjë. Ky proces tashmë pothuajse është shtrirë në të gjithë vendin, ku aktualisht janë 500 stacione aplikimi, përfshirë edhe skajin më të largët. Pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftime elektronike është e lidhur ngushtë me Kodin e ri Zgjedhor, i cili përcakton se votuesit në zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit 2009, do të jenë të detyruar të votojnë vetëm me dy dokumente të rëndësishme, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat aktuale për udhëtim jashtë shtetit.
...