E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër polet e planit të ri të Tiranës

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, tha se projekti është hartuar në një kohë rekord prej 10 muajsh dhe se është mbajtur premtimi i bërë gjatë fushatë.

Ai tha se ky plan është hartuar nga përfaqësuesit më në zë të botës akademike dhe ekspertë të njohur të fushës së arkitekturës dhe urbanizimit, është cilësuar si një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Basha, i cili kur mori detyrën në korrik të vitit të kaluar deklaroi se plani i urbanistik i Tiranës do të përmbyllej brenda 10 muajve. Kryebashkiaku tha se ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe të gjithanshëm të qytetit. 

“Zhvillimi ekonomik, mirëqenia dhe krijimi i vendeve të punës është prioritet numër një  i bashkisë së Tiranës. Përkundër një historie të lodhshme dhe frymës konfliktuale, mungesës së bashkëpunimit edhe me vetë administratat vendore kufitare, ky plan është ndërtuar në klimë mirëkuptimi me njësitë vendore përreth nëpërmjet një protokolli bashkëpunimi për ndërtimin e "një vizioni të përbashkët metropolitan”, theksoi ai. Basha deklaroi se plani do të zgjidh konfliktin mes interesit privat dhe interesit publik, i cili ka çeduar ndjeshëm ndaj atij privat. "Madje përmes formulës së menaxhimit të pronës të sjellë një barazi në skemën e zhvillimit të pronës në kryeqytet", theksoi ai.

Për t’i dhënë fizionominë e një metropoli, në Tiranë janë  parashikuar pesë qendra të reja. Njëra është poshtë stacionit të trenit, që është konceptuar me funksione publike, administrative, rekreative. Është pjesa lindore e Tiranës, që është pjesa e spitaleve. Ky pol do të ketë funksione që do t’i shërbejnë shëndetësisë, sepse është qendra e spitaleve, por do të pasurohet  edhe me shërbime të tjera tipike për qendrën. Poli i tretë do të jetë qendra e Qytetit të Studentit, ku tema kryesore është arsimi, por do të pasurohet me shërbime të tjera publike.

Poli i katërt do të jetë pjesa e digës së liqenit që përgjithësisht domeni kryesorë do të jetë me funksione rekreative. Dhe poli i pestë do të jetë pjesa e fushës së aviacionit, ku do të synohet që të futen aktivitete biznesi, administrative, rekreative. Përveç këtyre pesë poleve  do të jenë edhe dy qendra në një largësi pak më të madhe nga qendra e Tiranës; është Kombinati, ku sipas variantit të propozuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, sugjerohet ndërtimi i një fshati dhe Universiteti i Kamzës, ku mendohet që tema kryesore të jetë arsimi, me krijimin e një kampusi të ri universitar për disa disiplina arsimore.
Gjithashtu, në planin e ri parashikohet që të ketë edhe tre parqe periferike, një rrjet rrugor që lidh qytetin me komunat, 5 unaza të reja dhe rrugë kryesore krahas asaj të Kavajës dhe Durrësit, shihet ajo e Elbasanit, e Arbrit, dhe ajo e Veriut. Plani është hartuar për deri në vitin 2027, duke e ndarë në 600 blloqe banimi dhe kur popullsia t’i kalojë të 1 milion banorët.

Pikat kryesore të planit të ri janë:

Integrimi i ndërtimeve kaotike
Një nga hartuesit e projektit, arkitekti Flamur Kuçi, thotë se integrimi i ndërtimeve kaotike përgjatë viteve të fundit, do të jetë sfida e Planit të ri Urbanistik të Tiranës. Sipas tij, situata nuk është e pashpresë, pasi me planin e ri janë gjetur hapësirat e duhura, për përqendrime disa pole zhvillimi, sipas modelit për një Tiranë policentrike.
    
-Diversifikimi i ekonomisë

Tirana dhe Durrësi, të cilësuara si dy qendrat kryesore të tërheqjes së popullsisë dhe investimeve në vend, do të shndërrohen së bashku në një pikë strategjike për rajonin. Plani i ri Urbanistik, duke marrë në konsideratë nevojën e ngutshme për diversifikimin e modelit ekonomik, i sheh qarqet Tiranë- Durrës si një portë hyrëse për të gjithë gadishullin e Ballkanit.

-Vlerat arkitektonike dhe historike të Tiranës

Gjithashtu, në hartimin e planit të ri, lagjet autoktone, jashtë kushteve bazë të banimit, të konsiderohen 'historike' pa një bazë profesionale dhe duke privuar këto njerëz nga zhvillimi i drejtë i pronës së tyre, ndërkohë që plani urban i Tiranës parashikon instrumente reale të mbrojtjes dhe zhvillimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe historike.

-Formula e menaxhimit të pronës

Përmes një plani të përdorimit të tokës, praktikisht përcaktohej vlera e tokës pronarëve të truallit, nëse ndërtohej një pallat merrte vlerë si pronë, nëse bëhej një lulishte me interes publik, ajo pronë humbiste vlerën. Në planin e ri urbanistik po tentohet të futet formula e menaxhimit të pronës, çka do të thotë që pavarësisht, nëse plani pjesor urbanistik do të parashikojë lulishte, pallate në funksione publike, shoqëror apo privat, të gjithë pronarët e truallit, do të duhet që të shpërblehen si rezultat i zhvillimit të kompleksit të banimit. Formula e menaxhimit të pronës tenton të sjellë një lloj barazie në skemën e zhvilimit të pronës, duke sjellë drejtësi dhe vlerë për njerëzit. Pas prezantimit, plani rregullues pritet t’i nënshtrohet konusltimeve të gjera. Sipas bashës, qytetarët do të jene pjesë e vendimmarrjes. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-05-18 15:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›