E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri per token, ekzekuton te moshuarin

Shkoder- Grindja disa vjecare per nje cope toke eshte kthyer ne nje tragjedi mes dy familjeve ne fshatin Bene te Shkodres. Ekzekutohet me bresheri "Kallashnikovi" 65-vjecari Prendush Podja, i cili kishte shkuar per te sqaruar problemin per token me fqinjin e tij, te dyshuarin per krimin, Pashuk Marjakaj, 50 vjec. Ngjarja mesohet se ka ndodhur rreth ores 17:00, kurse policia eshte njoftuar minuta me vone. Po shume kohe uniformave blu u eshte dashur per te shkuar deri ne fshatin Bene, kurse autori i krimit eshte arratisur menjehere ne drejtim te paditur. Burime policore thane se viktima Prendush Podja eshte qelluar me arme zjarri dhe ka marre disa plage ne trup qe i sollen vdekjen e menjehershme. Sipas deshmitareve mesohet se i moshuari pasditen e djeshme ka shkuar ne banesen e Pashuk Marjakaj, per te biseduar rreth nje siperfaqe toke ku do kalonte rruga. Por debati ka kaluar ne fyerje e kercenime te drejtperdrejta, derisa Markjakaj ka hyre ne banese duke marre armen dhe ka qelluar mbi "mikun" e shtepise. Deshmitaret i thane policise se autori i dyshuar eshte pare te largohej ne drejtim te pyllit te fshatit, ndersa ka marre me vete edhe armen e krimit. Burime te policise thane se kishin gjetur trupin e pajete te viktimes ne oborrin e shtepise se 50 vjecarit te dyshuar, por mberritja me vonese i ka dhene mundesine Markjakajt qe te largohej me shpejtesi.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›