E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, Tirana gëzon pa krime të rënda

Si rrallëherë, ditët e para të
vitit nuk kanë shënuar ras
te shqetësuese për policinë
e kryeqytetit. Krimi ordiner ka
qenë ai që ka shënuar më shumë
raste për ditët e para të janarit,
ndërkohë që fatmirësisht në këto
ditë nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Edhe ato pak aksidente të ndodhura
kanë sjellë disa të plagosur.
Vetëm një tentativë vrasjeje është
regjistruar nga policia e kryeqytetit,
por i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut
për jetën. Pikërisht këtyre
fenomeneve, policia u druhej më
shumë, por me gjithë punën e bërë
ka arritur të realizojë pothuajse
100% planin e saj të parandalimit.
Gjithashtu, vjedhjet duket se këtë
vit kanë nisur me një shifër të vogël,
duke qenë se shërbimet e policisë
kanë qenë të pranishme në çdo cep
të Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare,
orët e para të vitit 2009 janë shoqëruar
vetëm me raste djegiesh
nga fishekzjarrët, me vjedhje "të
vogla" dhe me pak aksidente. Policia
për këtë periudhë ka publikuar
disa nga ngjarjet më të rëndësishme,
duke deklaruar se në komisariatet
e saj janë regjistruar
vetëm krime ordinere dhe jo
"shqetësuese" gjatë këtyre katër
ditëve.
1 janar
Sipas të dhënave zyrtare nga
policia kryeqytetase, dita e parë e
2009-s, bashkë me natën e ndërrimit
të viteve ka shënuar tre aksidente
me katër të plagosur. Sipas
policisë, një aksident ka ndodhur
natën e Vitit të Ri, ndërsa dy të tjerë
më 1 janar. Aksidentet kanë
ndodhur në rrugët urbane të Tiranës
dhe të plagosurit ndodhen
jashtë rrezikut për jetën.
Por, ndërkohë, hajdutët nuk
kanë bërë pushim. Sipas policisë,
gjatë natës, në Laprakë, pranë një
lokali, është vjedhur mjeti "Mercedes
Benz", me targë LA 8360 A,
pronë e Tonin Gegës, 39 vjeç, banues
në Laç. Po gjatë të njëjtës natë,
në Rrugën e Kavajës, te pallatet e
kompleksit "Lana Park", është
vjedhur mjeti "Mercedes Benz", me
targë TR 8535 G, pronë e Bujar
Grorit, 19 vjeç.
Gjithashtu, policia ka regjistruar
edhe vjedhjen e një supermarketi
dhe një banese. Sipas policisë,
filloi procedimi penal në gjendje të
lirë për Redi Dyrnjajën, 22 vjeç,
sepse në orën 16.00, në rrugën "A.
Moisiu", në supermarketin "Euromax",
ka vjedhur disa artikuj.
Ndërkohë, në Rrugën e Kavajës,
është vjedhur biznesi - lavazh i Arjan
Shtëmbarit, 46 vjeç.
Po këtë datë është shënuar edhe
e vetmja plagosje. Sipas policisë,
përballë Prokurorisë së Rrethit, në
ambientet e një taverne është plagosur
me mjete të mprehta Haxhi
Pashkaj, 27 vjeç, banues në Kamzë,
i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut
për jetën. Uniformat blu
shpjeguan se po punohet për identifikimin
dhe kapjen e autorit.
2 janar
Ndërsa ditën e dytë të vitit, policia
ka shënuar edhe më pak krime.
Më 2 janar, policia tha se ka regjistruar
një tjetër aksident. Sipas të
dhënave zyrtare, filloi procedimi
penal në gjendje të lirë për Rigerto
Kastriot Hasanagon, 24 vjeç, banues
në Tiranë, sepse rreth orës
21.30, në Rrugën e Dibrës, te
Fakulteti i Mjekësisë, duke drejtuar
mjetin motor me targa ZKI 37,
ka aksidentuar këmbësorin Osman
Ismaili, 66 vjeç, banues në Allias,
i cili ndodhet në Q.S.U, jashtë
rrezikut për jetën.
Megjithatë, këtë datë ka pasur
punë edhe seksioni kundër krimeve
seksuale dhe lirisë së personit,
në lidhje me një denoncim.
Burimet policore shpjeguan se më
datë 2 janar u arrestua në flagrancë
Dritan Nazif Doçi, 23 vjeç,
banues në fshatin Farkë, me arsim
8 klasë. Ky person, sipas policisë,
në fshatin Mullet, në afërsi të një
lokali ka goditur me grushte e ka
tentuar të kryejë marrëdhënie
seksuale me dhunë me Arta H, 23
vjeçe, banuese në fshatin Gurrë e
Madhe.
Ndërsa biznesi ka shënuar
vetëm një vjedhje. Burimet nga
seksioni kundër vjedhjeve të biznesit
bënë të ditur se gjatë natës,
në rrugën "Margarita Tutulani",
Ervin Hanxhakut, 27 vjeç, i kanë
vjedhur me thyerje lokalin e
lojërave të fatit, ku kanë marrë një
televizor "Plazma" dhe një njësi
qendrore kompjuteri.
3 janar
Ndërsa dita e tretë e këtij viti ka
regjistruar dy aksidente. Sipas policisë,
më 3 janar filloi procedimi
penal në gjendje të lirë për shtetasin
Sherif Faslli Ymeri, 58 vjeç,
sepse në orën 06.20, në Rrugën e
Kavajës, tek ish-kombinati "Misto
Mame", duke drejtuar mjetin "Mercedes
Benz", me targë TR 255 B,
taksi, ka aksidentuar këmbësoren
Rabie Shaban Plaku, 64 vjeçe, banuese
në Yzberisht, e cila ndodhet
në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu filloi procedimi penal
në gjendje të lirë edhe për Xhevdet
Reshit Karajn, 41 vjeç, sepse në
orën 19.00, në rrugën e Kavajës, tek
ish-kombinati "Misto Mame",
duke drejtuar mjetin "Mercedes
Benz", me targë TR 5041 P, ka aksidentuar
këmbësorin Mitat Jaho, 71
vjeç, banues në Kombinat, i cili
ndodhet në spital jashtë rrezikut
për jetën.
Ndërkohë, po këtë ditë ka bërë
denoncim pronari i një dyqani se
e kishin kërcënuar me një letër. Ai
ka rrëfyer për policinë se nuk dinte
se nga kush ishte kërcënuar, por ka
shpjeguar rrethanat. Sipas policisë,
në orën 10.00, Sali L., 47 vjeç, banues
në Paskuqan, kallëzoi se në
orën 05.00, në derën e dyqanit të
tij ka gjetur një letër kërcënuese
dhe një fishek, ku i kërkohej që deri
në orën 22.00, në Kamzë, të dorëzonte
shumën prej 200 mijë lekësh.
4 janar
Gjatë ditës së djeshme, policia
tha se nuk ka pasur asnjë ngjarje të
rëndë, por janë shënuar dy vjedhje
biznesesh. Sipas policisë, në orën
10.00 në rrugën "Qemal Stafa" është
vjedhur një permanent, në
pronësi të Xhavit Cenomerit, 40
vjeç. Autorët kanë hyrë nga dera
kryesore duke e hapur me forcë
dhe kanë marrë disa artikuj. Po dje,
është konstatuar vjedhja me thyerje
e dyqanit ushqimor të Agron Allës,
39 vjeç, banues në rrugën "Fortuzi".
U kryen veprimet hetimore,
ku rezultoi se autorët kanë shqyer
qepenin dhe kanë marrë një sasi
malli ushqimor me vlerë 25 mijë
lekë.
Policia
Duke marrë shkas nga vitet e
shkuara, policia kishte marrë
shumë masa për natën e ndërrimit
të viteve, duke këshilluar qytetarët
edhe për një sërë pikash. Policia
e Shtetit, me qëllim parandalimin
e ngjarjeve të mundshme
kriminale ose aksidentale që sjellin
pasoja për jetën e shëndetin e
njerëzve, pikësëpari porositi të
gjithë drejtuesit e automjeteve.
Qytetarët u këshilluan të mos përdorin
automjetet pas konsumimit
të pijeve alkoolike. Në veçanti iu
kërkua të gjithë emigrantëve, por
edhe qytetarëve të tjerë të respektojnë
rregullat e qarkullimit rrugor.
Madje, për këto mori edhe një sërë
masash parandaluese, duke ngritur
një sërë postblloqesh. Për shkak
zhvillimit të ceremonive të
planifikuara për festimin e Vitit të
Ri, policia këshilloi që qytetarët duhet
të kufizojnë lëvizjen me automjete
gjatë datës 31.12.2008, në
kohën e ndërrimit të viteve, si dhe
në orët e para të datës 01.01.2009,
duke mos harruar edhe kujdesin që
duhet të tregojnë në përdorimin e
fishekzjarrëve, sidomos në rastet
kur ato përdoren nga fëmijët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›