E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia dorëzon kutitë e votimit

Policia shoqëron me sukses gjithë kutitë e votimit, duke kaluar edhe këtë fazë të procesit zgjedhor. Në orët e mbrëmjes, Policia e Shtetit në një njoftim për shtyp, bëri të ditur se me mbylljen e procesit të votimit, ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave të saj zgjedhore, që është shoqërimi i kutive me fletët e votimit nga qendrat e votimit për në vendet e numërimit të votave. Ky proces ka filluar pas orës 19:00 dhe ka ecur normalisht pa pasur asnjë incident. Deri në orën 20:30, policia ka mundur të shoqërojë materialet zgjedhore pranë vendeve të numërimit të votave në pjesën dërmuese të qarqeve, duke marrë edhe përgëzime nga të dyja forcat politike. Kështu, deri në orët e vona janë shoqëruar kuti votimi në të gjitha qarqet, por jo plotësisht. Në përfundim, Policia e Shtetit garantoi të gjithë opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal deri në përfundim të tij.

Shoqërimi i kutive të votimit
Kukës, 66 kuti
Shkodër, 130 kuti
Lezhë, 120 kuti.
Dibër, 60 kuti
Durrës, 38 kuti
Tiranë, 90 kuti
Elbasan, 176 kuti
Korçë, 146 kuti
Fier, 12 kuti
Berat, 30 kuti
Vlorë, 30 kuti
Gjirokastër, 143 kuti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›