Policia e Gjirokastres arreston 71-vjecarin per zjarrvenie te qellimshme
Policia e Gjirokastres ka vene ne pranga nje 71-vjecar pasi dyshohej per zjarrvenie per zjarrvenie. I arrestuari eshte Spiro Qiro 71-vjec nga fshati Vllaho-Goranxi nga Komuna e Dropullit te Poshtem. 71-vjecari mendohet se eshte arrestuar se i ka vene zjarrin nje siperfaqe kullote te marre me qera nga komuna ne vendin e quajtur Bregu i Glines poshte fshatit Gline. Sipas te arrestuarit arsyeja e zjarrvenies ka qene rigjenerimi i saj. Mirepo flaket e zjarrit si pasoje e eres se forte dolen nga kontrolli dhe per pasoje u perhapen me shpejtesi duke prekur nje siperfaqe te madhe kullote. Bilanci i demeve te shkaktuara nga zjarrvenia eshte 1 ha kullote e djegur dhe shkurre prone e fshatit Gline. Flaket kane rrezikuar seriozisht edhe disa banesa ne hyrje te fshatit Gline por nderhyrja e menjehershme e forcave zjarrfikese dhe te forcave te policise perfshire edhe banoret e zones kane bere te mundur neutralizimin dhe shuarjen e plote te zjarrit. Me arrestimin e 71-vjecarit vetem per kete periudhe shkon ne 15 numri i te arrestuarve nga policia e Gjirokastres per zjarrvenie te qellimshme.