Itali, shkatërrohet banda shqiptare

Pamje nga policia italiane, foto arkivi
Një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e lëndëve narkotike është shkatërruar nga policia e Venecias në Itali, duke arrestuar 4 persona.
Policia italiane ka sekuestruar 229 kilogramë marjuanë, një pistoletë me karikator brenda me kalibër 7.65 , gati për përdorim.
Shqiptarët prej muajsh kanë qenë nën vëzhgimin e policisë italiane, e cila ka spikatur lëvizjet e tyre të dyshimta, ku së fundmi u pikasën duke hapur një garazh brenda të cilit u gjetën 64 kilogramë marjuanë, 50 gram kokainë dhe pistoleta.
Në vijim të kontrolleve policia bllokoi në një garazh të dytë shtëpi të trafikantëve në Martellago ku u gjet 165 kilogramë marjuanë e ndarë në pako prej 5 dhe 10 kilogramësh.
E.L