E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja së pesëfishtë në Shkup, Jankullovska: Radikalizmi islamik shfaq rrezik

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska

Qytetarët maqedonas treguan pjekuri duke mos lejuar përshkallëzimin e dhunës pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, këto janë deklarat e Ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Në një intervistë për për agjencinë shtetërore MIA, me rastin e Ditës së Policisë në Maqedoni, Jankullovska theksoi se policia do të mbetet e bashkuar dhe vigjilente lidhur me kërcënimet e ardhshme.

Duke u ndalur sërish në vrasjen e pesëfishtë, ajo ka theksuar se vrasjet makabre në Smilkovc janë nga më të rëndat që ka ndjekur Ministria e Brendshme ndërsa ka shtuar se MPB nuk ka favorizuar informacionet e shërbimeve të huaja lidhur me vrasjet.

Sipas informacioneve që kemi, radikalizmi islamik ka pasur ekspansion në nivel global, dhe kuptohet që Maqedonia nuk mund të jetë përjashtim dhe të jetë shmangur nga ky rrezik, deklaroi Jankullovska.

Sipas saj, qëllimet e këtyre grupeve është që të rrisin frikën dhe të shkaktojnë padurueshmëri, ndërrimin e mënyrës së jetesës si dhe të shkaktojnë nervozizëm tek qytetarët si dhe të krijojnë hapësirë për veprimin e tyre të mëtejshëm. /MIA/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›