Policia e Kosovës plan sigurie për raundin e dytë të zgjedhjeve
Policia e Kosovës ka përgatitur një plan sigurie për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku në terren do të ketë mbi 4 mijë policë. Organet e rendit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaruan të premten se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe ato të sigurisë që procesi të ecë mbarë. Megjithatë zyrtarët e policisë nuk presin ndonjë incident gjatë ditës së votimeve.
"Policia e Kosovës nuk vlerëson se do të ketë incidente, mirëpo për çdo rast, Policia e Kosovës është shumë e përgatitur për çfarëdo skenari, problemi apo çfarëdo situate në mënyrë që të sigurojë që qytetarët e Kosovës ta kryejnë të drejtën e tyre për votim në një ambient të qetë dhe të sigurt", tha Granit Fetahu, Policia e Kosovës.
Zgjedhjet e raundit të dytë për kryetarë komunash do të zhvillohen në 21 komuna të Kosovës më datë 13 dhjetor.