Këshilli i Sigurimit nesër, edhe një mbledhje rutinë

Prishtinë, 2 gusht - Me kërkesë të Rusisë, nesër mbahet mbledhja e parë e Këshillit të Sigurimit pas mendimit pozitiv për Kosovën të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në takim pritet të marrë pjesë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni.
Takimi i parë i KS-së për Kosovën, pas mendimit të GJND-së, për zyrtarët dhe analistët në Prishtinë shihet si një mbledhje që nuk do të sjellë ndonjë gjë të re, përveç diskutimeve pro dhe kundër pavarësisë, çfarë janë parë edhe deri më tash në këtë organ.
Rusia, që është kryesuese njëmujore e radhës e Këshillit të Sigurimit, ka kërkuar mbajtjen e seancës, në të cilën pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë.
Zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora çitaku, nuk pret asgjë të jashtëzakonshme nga mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurimit.
“Ne nuk besojmë se do të ndodhë diçka dramatike në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit. Ky këshill tashmë është shndërruar në një arenë, ku përballen oponentët dhe mbështetësit e pavarësisë. Fatmirësisht, numri i mbështetësve tanë çdo ditë po vjen duke u rritur dhe ne çdo ditë e më shumë po prodhojmë argumente në dobi të shtetësisë sonë”, thotë çitaku për Radio Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, analisti Arben Qirezi caktimin e mbledhjes së radhës së Këshillit të Sigurimit nga ana e Rusisë, vetëm pak ditë pas mendimit të GJND-së, e sheh si një përpjekje për të zbehur efektin dhe rëndësinë e këtij mendimi.
“Mendimi i GJND-së do të mbetet ashtu siç është dhe do të perceptohet ashtu siç është - pra me legalizimin e shtetësisë së Kosovës. Do të perceptohet në mënyrë pozitive edhe nga anëtarët tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, pra të OKB-së, dhe këto përpjekje të Serbisë dhe të aleatëve të saj nuk do të kenë ndonjë efekt”, shprehet Qirezi.
Për politikanen Rada Trajkoviq KS mbetet organi që mund të marrë vendime thelbësore për Kosovën. Ajo madje pret më shumë nga ky këshill, sesa nga sesioni i 64-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën do të diskutohet mendimi i GJND-së për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë - mendim ky që u kërkua po nga kjo asamble.
“Asambleja e Përgjithshme nuk mendoj se do të sjellë asgjë që do të jetë eksluzivitet apo fitore për njërën apo palën tjetër, meqë mendimi s’është obligativ. Kjo Asamble do t’i thotë Këshillit të Sigurimit që të sjellë një vendim, që është në funksion të stabilitetit të rajonit”, thotë Trajkoviq.
Por, Vlora çitaku mendon se diskutimi në Asamblenë e Përgjithshme dhe rezoluta eventuale, që do të miratohet në të, do të reflektojë mendimin e GJND-së, i cili vlerësoi shumë qartë se pavarësia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.
“Debati në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk mund të jetë i ndryshëm nga opinioni shumë i qartë i GJND-së. GJND-ja, si organi më autoritativ në fushën e së drejtës ndërkombëtare, ka dhënë një mendim jashtëzakonisht të qartë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, andaj edhe debati në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme nuk mund të dalë jashtë këtyre vijave".
"Gjithsesi, Serbia së bashku me partnerët e vet do të mundohet të zbehë qartësinë e këtij opinioni, duke u munduar që betejën e humbur në GJND ta neutralizojë me një debat politik në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme”, thekson çitaku.
Serbia tashmë ka deponuar në Asamble një rezolutë të saj, ku tërthorazi bën thirrje për bisedime të reja për statusin e Kosovës. Arben Qirezi nuk mendon se rezoluta e Serbisë do të ketë sukses.
“Po unë mendoj se kjo ofensivë, që unë do ta quaja përpjekje të të dëshpëruarit, do ta ketë po atë efekt në Serbi, sikurse e ka pasur mendimi i GJND-së, pra do të sjellë zhgënjime të reja për Serbinë. Mendoj se ky mendim i GJND-së ka trasuar një rrugë të re në të cilën Serbia herët a vonë do të duhej që të hyjë. Përndryshe, me veprimet e saj, Serbia gjithnjë e më shumë po e shtyn veten në çorrsokak”, thotë Qirezi.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian thuhet se ka përpiluar një projekt-rezolutë për mendimin e GJND-së, që do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme.