E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret katolike e protestante festojne Ringjalljen e Krishtit

Ringjallja e Krishtit ne Tirane eshte kremtuar ne Katedralen e Shen Palit. Mesha e shenjte e Pashkeve eshte mbajtur nga kleriket me te larte te kishes kryesuar nga Imzot Rrok Mirdita.  Ne shenje nderimi e mirenjohjeje ndaj Krishtit i cili besohet se vdiq ne kryq si shpagim per mekatet e njerezimit per tu ringjallur pas tre ditesh jane kryer ritet e besimit Kulmor eshte casti kur Kryepiskopi del nga hierorja me qiririn e ndezur, që tregon dritën e Krishtit të Ngjallur, dhe besimtarët afrohen me llambadha nëpër duar për të marrë prej Tij “Dritën prej dritës që nuk perëndon!”.  Pashkët janë momenti më kulminant i krishtërimit. Jane thelbi i besimit pasi simbolizojne ringjalljen e jetes dhe shpreses.
Urimi i Presidentit Nishani "Pashkët, duke na bërë të ndiejmë pafundësinë, janë prova që Zoti na jep për të na kujtuar se jeta është thelbësisht shpirtërore. Por, mbi të gjitha, Pashkët na kujtojnë Ringjalljen, këtë mrekulli njerëzore dhe qiellore, për të cilën kemi aq nevojë. Në këtë mënyrë, dhe për këto arsye, Pashkët ju sjellin juve dhe të gjithëve Kumtin divin se sakrificat për një jetë të denjë janë një domosdoshmëri që duhet përballuar, pavarësisht nga rrethanat sado të vështira, pavarësisht nga vuajtjet sado të mëdha", theksohej në urimin e Presidentit Nishani. 
Kryeministri Berisha uron në Facebook
Kryeministri Berisha ne rrjetin social facebook ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. "Mirëmëngjes të dashur miq! Le t’iu urojmë sëbashku të gjithë besimtarëve të krishterë katolik dhe protestant, por dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, Gezuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjtësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit, Hyjit që pas kryqëzimit u ringjall për të ndryshuar aq shumë botën dhe moralin e shoqërisë njerëzore” shkruan kryeministrit Berisha në Facebook:, shkruan Berisha. 

Mesazhi i kryeparlamentares Topalli “Për shumë vjet Pashkët!  Pashkët janë festë që na japin forcë për të ecur Përpara. Sot, besimtarët katolik me familjet tyre, me fëmijët tyre do të festojnë ditën e mrekullisë, ditën e triumfit të jetës. Pashkët, në fakt janë simbol i triumfit të besimit. Pashkët janë reflektim për sakrificën e Krishtit. Pashkët janë një premtim që Zoti e risjell çdo pranverë. Fryma e Pashkëve është shpresë, është dashuri, është gëzim i jetës. Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerëzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur. Ju uroj të gjithëve, Pashkë të mbushur me gëzim e jetë, bashkë me familjet e fëmijët tuaj. Zoti ju bekoftë të gjithëve ju shqiptarë kudo që jeni!  Miqësisht, Jozefina”. 
PDIU mesazh urimi për Pashkë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet uron të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë, sikurse dhe të gjithë besimtarët anembanë botës, Gëzuar Pashkët. Në një deklaratët për shtyp, PDIU thekson se simbolika e kësaj dite, është një simbolikë që duhet të na udhëheqë të gjithëve gjatë jetës sonë pasi mesazhi i paqes, harmonisë dhe veprimit në të mirë të të tjerëve është një mesazh që nuk njeh kufij.

Papa Francesko mban meshën e Pashkëve, lutje dhe thirrje për paqe  Papa Francesku ka mbajtur sot meshën e tij të parë të Pashkës që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit, në 13 mars. Rreth 100 mij besimtare te mbledhur ne sheshin e Shen Pjetrit kane pritur urimet dhe bekimin final  te Papes ne kete dite kremte te rendesishme. Ati I shenjte mbajti edhe fjalimin e njohur  te kesaj feste te njohur si”Urbi et Orbi”  ose thene ndryshe “qytetit dhe botes”nga ballkoni I Shen Pjetrit ,ku urohen Pashket ne 65 gjuhe te botes,perfshire dhe gjuhen shqipe. Ne fillim te “Urbi et Orbit”te pergatitur per festen e sotme Papa Francesko iu drejtua popullit me shume thjeshtesi “Gezuar Pashket”! Fjalimin e tij tradicional Papa Francesku  pervec lutjeve dhe urimeve per gjithe besimtaret katolike e shfrytezoi edhe per te bere thirrje per paqe ne Afrike,Azi dhe Lindjen e Mesme,”mbi te gjitha per Sirin e dashur”-tha Papa. Ne kerkojme Jezusine e ringjallur,per te kthyer urrejtjen ne dashuri,hakmarjen ne falje dhe luften ne paqe”-ka mbyllur fjalimin e tij Papa I ri.Pas ceremonive festive, Papes do ti duhet te filloj me trajtimin e ceshtjeve me preokupuese aktualisht per Kishen Katolike si burokracia e Vatikanit, e ardhmja e bankes se ketij vendi dhe skandalet me abuzime seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›