E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Shkodrës bën bilancin e punës dhe krimit

Edhe në Qarkun e Shkodrës, drejtoria e policisë bëri analizën e punës që ka kryer gjatë vitit 2009 dhe bilancin e krimit. Sipas njoftimeve zyrtare, gjatë këtij viti në këtë prefekturë, janë zbuluar 30 ngjarje të mbartura nga vitet e kaluara, ndër të cilat 6 vrasje, 1 vrasje e mbetur në tentativë, 2 për plagosje të rëndë, 4 vjedhje me armë e dhunë, 12 çështje për vjedhje të ndryshme dhe 5 për krime të tjera kundër personit e pasurisë. Gjithashtu, gjatë këtij viti, janë kapur 152 persona të shpallur në kërkim. Bilanci vazhdon: Në shkallë qarku janë evidencuar 610 vepra penale, zbuluar 523 me 632 autorë, prej të cilëve 164 janë arrestuar e ndaluar, 61 janë shpallur në kërkim, 396 ndiqen në gjendje të lirë dhe 11 autorë kanë vdekur. Rezulton se veprat penale me tendencë krimet kundër personit kanë pasur rritje me 19 vepra më shumë, krimet kundër pasurisë kanë pësuar rënie me 11 vepra penale, rënie me 61 vepra penale kanë pasur edhe krimet financiare, ndërsa krimet për tendencat e tjera paraqiten në shifra të përafërta. Nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar janë evidentuar 53 vepra penale, zbuluar 37, në masën 70%, me 55 autorë të veprave penale, nga të cilët 28 arrestuar e ndaluar, 7 shpallur në kërkim dhe 20 ndiqen në gjendje të lirë. Nga seksioni i luftës kundër trafiqeve të paligjshme janë evidentuar 15 vepra penale, zbuluar 15, në masën 100%, me 24 autorë të veprave penale, nga të cilët 7 janë arrestuar e ndaluar, 2 shpallur në kërkim dhe 15 autorë ndiqen në gjendje të lirë. Nga seksioni i luftës kundër narkotikëve janë organizuar 31 operacione dhe janë asgjësuar 22 345 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Nga sektori i luftës kundër krimeve të rënda janë evidentuar 190 vepra penale, zbuluar 135, në masën me 155 autorë nga të cilët 60 janë arrestuar e ndaluar, 25 janë shpallur në kërkim, 59 ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 11 autorë kanë vdekur. Ndërkohë, njoftohet se gjatë këtij viti në Qarkun e Shkodrës kanë ndodhur 108 aksidente me 23 të vdekur dhe 120 të plagosur, ku nga të plagosurit 57 kanë qenë me dëmtime të rënda dhe 63 me dëmtime të lehta.

Re.kro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›