Djeg ullinjtë ndërsa pastronte bahçen, arrestohet 25-vjeçari
Vlorë-Një 25-vjeçar nga fshati Trevllazër i komunës Novoselë, u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Vlorës, pas djegies së një sipërfaqeje të madhe me ullinj. E. Malaj u prangos mesditën e djeshme në vendin e quajtur "Shamogjin", Komuna Novoselë, pasi duke pastruar me zjarr bahçen e tij i ka vënë flakën dhe ka djegur 30 rrënjë ullinj, 7 metër kub binarë druri dhe materiale të tjera në pronë të fqinjët të tij, D.M., 48 vjeç, banues në Trevllazër. Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria e Vlorës nisi hetimet për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".