E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjakmarrja shqiptare në fokusin e Corriere della Sera

TIRANË- “Fëmijët e humbur shqiptar, të murosur në shtëpi për t’i shpëtuar grindjeve”, e nis titullin e reportazhit të saj prestigjozja Corriere Deella Sera dedikuar fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Njolla e gjakamrrjes vjen në jetë nëpërmjet rrëfimit të protagonistëve kryesorë, njerëz të thjeshtë që akoma në ditët e sotme jetojnë të ‘murosur’ brenda katër mureve të shtëpisë, për shkak të frikës së gjakmarrjes.

Reportazhi nis me historinë e dy vëllezërve Vladimiri dhe Dorjanit 17 dhe 15-vjec, të cilët nën emra të rremë tregojnë fëmijërinë e tyre të vështirë, për shkak se pjesën më të madhe të jetës së tyre e kanë kaluar në shtëpi dhe se kurrë nuk kanë shkuar në shkollë, për shkak të frikës nga gjaksi.

Dy vëllezërit janë të destinuar të jetojnë në izolim total, pasi prindërit e tyre kanë vendosur ti mbrojnë nga bota e dhunshme që i pret.

“Nuk bëhët fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe baktitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes. mbi të gjitha të paqes. Në gjithë territorin është kontestuar se nga grindjet e përgjakshme rreth 20 000 familje vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes. Ndërkohë nga viti 1991 e deri më sot me 10 mijë personat janë vrarë, ndërsa qindra fëmijëtë si rezultat i ngujimit kanë mbetur analfabetë”,-shkuan Corriere.

Reportazhi citon edhe Kanunin, i cili sipas Corriere mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se sipas ligjit të pashkruar “gjaku duhet të paguhet me gjak”.

Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve Aleksandër Kola, i cili është bërë pjesë e reportazhit shprehet “gjatë viteve të diktaturës nuk ka pasur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”.

Corriere përpiqe të gjejë shkaqet të cilat mbjellin ‘vëllavrasje’ brenda të njëjtit shtet. Gjatë shtegtimit të shkurtër gazetari italian Etore Mio zbulon historinë e gjakmarrjes, që sipas gazetarit nuk ndryshon shumë nga rrëfimet që ka mbledhur gjatë vizitës në malet e Shqipërisë.

Njerëz që vrasin për të larë hesape të vjetra dhe që ngujohen nga frika se mos i vrasin.

Ndërkohë që nuk anashkalohen në këtë reportazh as gratë të cilat privohen nga cdo e drejtë dhe përpiqen të mbijetojnë edhe pse kanuni nuk lejon që ajo ‘të preket’.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Gjakmarrja shqiptare në fokusin e “Corriere della Sera”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›