Rriten rastet e dhunës në familje
Gjirokastër -Gjatë vitit 2011 në Qarkun e Gjirokastrës janë rritur rastet e denoncimeve për dhunën në familje, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas burimeve në policinë lokale, prej fillimit të vitit janë regjistruar 34 denoncime për dhunën në familje. “Pjesa më e madhe e denoncimeve janë bërë nga bashkëshortet, por nuk kanë munguar edhe rastet e denoncimeve nga personat e tjerë të familjes, si të moshuarit, fëmijët etj.” Në 12 raste këto denoncime janë zgjidhur nëpërmjet pajtimit, ndërsa në 22 raste të tjera është lëshuar urdhër mbrojtje nga gjykata. Sipas sociologëve, rritja e rasteve të dhunës në familje në pjesën më të madhe të tyre ka si shkak mungesën e arsimimit dhe problemet ekonomike.
B.SH