E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia partner strategjik i Shqipërisë

21-07-2012 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm Panariti takon ambasadorin turk në Tiranë, Asan


Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Hassan Asan. Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, në bazë të të cilave qëndrojnë miqësia dhe lidhjet tradicionale të shtrira në të gjitha fushat. Ministri theksoi se Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë në rajon e më gjerë. Ambasadori Asan evidentoi bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur mes dy vendeve, dhe prezencën në rritje të investitorëve turq në Shqipëri. Ai përcolli urimet e Ministrit Davutoglu dhe ftoi Ministrin Panariti për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›