Berisha Kasat e biznesit domosdoshmeri per nje vend aspirant drejt BE

Kryeministri Berisha per protesten e tregtareve te Medresese Me vendosjen e ketij standardi arrihet nje shperndarje shume me e mire e te ardhurave per qytetaret
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave tematiken e atakuar nga opozita lidhur me vendosjen e kasave per bizneset. Shefi i ekzekutivit kerkoi mirekuptimin e biznesit per faktin se kasat jane nje domosdoshmeri absolute per nje vend qe ecen drejt integrimit evropian. Pasaporta biometrike e biznesit eshte kasa. Dua ta kemi te qarte se pasaportat biometrike u kushtojne shqiptareve por duhet ta kemi te qarte se pa pasaportat biometrike shqiptaret vizat do ti shihnin me dylbi kjo eshte e verteta. Pasaporta biometrike e biznesit eshte kasa por kasa ka nje implikacion tjeter shume te madh per qytetarin e thjeshte. Deri me sot fatkeqesisht disa taksa jo te gjitha por disa taksa rendojne njelloj si tek kryeministri ashtu edhe tek punonjesi me i thjeshte tek rojtari i shkolles si tek njeriu me i pasur i vendit ashtu edhe tek ai qe eshte ne ndihme ekonomike u shpreh kryeministri. Kreu i qeverise theksoi se duke vendosur kete standard arrihet nje shperndarje shume me e mire e te ardhurave per qytetaret. Ne rast se te ardhurat e qytetarit jane te uleta ai do te rimbursohet ne shkallen e plote por pa kasat nuk mund te ndermerret ky proces i domosdoshem per cdo vend te zhvilluar. Ne nivelojme peshen e taksave mbi qytetaret ndaj dhe nuk ka dhe nuk mund te kete asnje kundershtim per vendosjen e kasave tha kryeministri. Ne kete kuader kryeministri beri te ditur se Ministria e financave po pergatiti ligjin ne baze te te cilit biznesit te vogel do ti zbritet nga taksa vlera e kasave duke qene se ata nuk kane shpenzime si biznesi i madh. Keshtu qe te dashur biznesmene ajo kase qe vendoset per ate shume qe keni do tu quhet takse e paguar. Taksen ju e keni fikse qeveria do te dergoje ligjin ne parlament dhe ne nuk ju rendojme. Lidhur me problemet qe mund te krijohen me qeverite vendore do ta zgjidh qeveria qendrore me nje dialog me qeverite vendore por per bizneset nen 50 mije dollare apo 50 milione leke ato do tu zbritet ne taksa te tjerave u zbritet ne shpenzime dhe nuk ka asnje lloj problemi me to deklaroi me tej kryeministri Sali Berisha.
...