E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit ben publike masat per sezonin turistik

Policia e Shtetit u tërheq vëmendjen autoriteve të pushtetit lokal në zonat bregdetare për të përcaktuar vëndbazimet për mjetet e sporteve ujore. 
Kërkesa u drejtohet për përcaktimin e zonave të rrethuara për vendosjen e motorëve të ujit dhe mjete të tjera lundruese turistike.
Efektivat e policisë rrugore të Kosovës kanë nisur patrullimet e përbashkëta me policinë e shtetit brenda territorit të Shqipërisë. 
Shërbimi i Emergjencave, të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Roja Bregdetare e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe me shërbimet e urgjencave të qendrave rajonale spitalore, do të jenë me kapacitete të plota për dhënien e ndihmës së shpejtë në rast rreziku mbytje në ujë (det, liqene), zjarri apo aksidente të tjera që mund të ndodhin në plazhe apo vende pushimi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›