Komisioni hetimor ekspertët PD- PS ende pa marrëveshje
TIRANE- Ekspertët ligjorë të PS-së dhe PD-së nuk mundën të arrijnë dot një marrëveshje për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 as në ditën e tretë të negociatave. Sekretari ligjor i PS-së, Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga deputeti Damian Gjiknuri kanë diskutuar sërish dje, me kreun e komisionit të ligjeve të PD-së, Ilir Rusmali e deputetin Viktor Gumi, por sërish mësohet se kanë ngecur në të njëjtën pikë.
"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se PD nuk ka lëshuar pe, për kërkesën e socialistëve që kutitë e materialeve zgjedhore t’i vihen në dispozicion komisionit hetimor parlamentar dhe të mos dërgohen në arkiv, ashtu siç parashikohet në Kod. Por nga ana e tyre ekspertët demokratë janë shprehur se hetimi duhet të bëhet në bazë të ligjit zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Palët kanë vendosur që të takohen sërish ditën e hënë, para seancës parlamentare, për të provuar edhe një herë përmes diskutimeve nëse do të arrihet një marrëveshje, e cila do ta bënte më të lehtë miratimin në seancë më pas të komisonit hetimor parlamentar. Dita e hënë, mbetet shansi i fundit, për zgjidhjen e ngërçit politik.
Të dy partitë politike, ranë dakord në seancën e fundit që në pikën 2, të projektvendimit të socialistëve, që ka të bëjë me objektin e hetimit, ku socialistët kanë pranuar që pas fjalëve “hetim të dyshimeve” të shtojnë edhe fjalët “mbi fakte dhe grup faktesh”. Por, nuk u arrit të gjendje një zgjidhje për pikën 3 dhe 4 të projektvendimit të PS-së, ku flitet për formulën e kompozimit të komisionit hetimor dhe rrugën që duhet të ndjekë ky komision për marrjen e dokumentacionit zgjedhor.
Nga ana e saj maxhoranca dhe kryeministri Berisha ka vendosur si kushte që në hetim të respektohet Kodi Zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke ngushtuar kështu hetimin në disa qarqe, ku PS ka edhe dyshimet e saj, si në: Berat, Fier, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Opozita, në projektvendimin që i ka propozuar maxhorancës prej kohësh kërkon që ky hetim të bëhet në bazë të rezolutës së Komisionit Evropian, duke i dhënë të drejtën opozitës për të pasur shumicën në komision si dhe drejtimin e tij.
(s.g/BalkanWeb)