E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit, prej një viti pa uniformë

Anulimi i tenderit të veshmbathjes së Policisë në muajin korrik la të paveshur më tepër se 9 mijë efektivë të uniformave blu

Tenderi ishte parashikuar të kryhej në muajin korrik, u anullua. Specialisti Sokrat Boçi hedh dyshime për një realizim paradhënie të uniformës

Një vit pas miratimit të vendimit të qeverisë për miratimin e Uniformës së Policisë së Shtetit, ky institucion edhe sot e kësaj dite ende vazhdon me një model uniforme të cilën qeveria e ka shfuqizuar me vendimin e vitit të kaluar, duke sjellë edhe një vakum, sa i përket përdorimit të uniformës nga efektivët e Policisë së Shtetit, drejtuesit dhe në mënyrë të veçantë baza e saj e cila ndodhet çdo ditë përballë qytetarëve me një uniformë të "skaduar".

Pikërisht dje u mbush një vit nga vendimi i qeverisë që miratonte uniformën dhe shenjat dalluese të Policisë së Shtetit, ndërsa ishte parashikuar që në fillim të këtij viti efektivët e Policisë së Shtetit të kishin të veshur uniformën e tyre të re me shenjat e reja dhe elementët e rinj identifikues të saj.

Vendimi i vitit të kaluar i qeverisë, parashikonte një uniformë tjetër në pamje, stema, grada, emblema dhe shenja të kompletimit të saj, të ndryshme nga uniformat dhe shenjat që kanë aktualisht në përdorim policia e Shtetit të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave me nr. 236, të datës 23 prill 2004.

Qeveria Shqiptare me vendimin e saj të datës 21 janar kishte 2009, vendosi riformulimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të Policisë së Shtetit. Për realizimin e kësaj uniforme ishte parashikuar që 168,4 milionë lekë pa TVSH ishte fondi limit për objektin e tenderit "Blerje Këpucë" për Policinë e Shtetit.

Por tenderi i parashikuar për t'u zhvilluar me 23 korrik 2009, u anullua nga institucioni që duhej ta organizonte atë. Ndërkaq sa i përket uniformës
fondi limit i parashikuar ishte 809.7 milionë lekë pa TVSH, ishte parashikuar të kryhej 7 ditë pas tenderit të këpucëve, me 29 gusht të vitit të kaluar.

Të dy këta tendera u anulluan nga enti organizator duke bërë që Policia e Shtetit të mbeste pa uniformat e saj të reja, të parashikuara për t'u dorëzuar këtë vit. Kjo bëri që policia të vazhdojë ende me uniformat e shfuqizuara të vitit të kaluar e duke krijuar edhe një handikap në këtë drejtim për blutë.

Dyshime për vendimin e vitit të kaluar

Sokrat Boçi, ish- specialist i veshmbathjes në Policinë e Shtetit, hedh dyshime për tenderin e veshmbathjes për Policinë e Shtetit, i parashikuar për t'u zhvilluar korrikun e kaluar dhe i anulluar mund të ketë qenë paracaktuar edhe fituesi. Ndaj edhe për këtë shkak të kohës së shkurtër të lënë për realizimin e uniformës, dhe elementëve të tjerë ndërkohë që sasia është tepër e konsiderueshme.

"Ndryshe sa përcaktohen për stemat, gradat dhe shenjat e Policisë së Shtetit, në pikën 2 dhe 3, uniformat e vendimit nr. 79 datë 21.1.2009, qeveria fsheh elementët teknikë për uniformat e Policisë së Shtetit. Nuk përcakton se kush janë objektet dhe modelet e këtyre uniformave. Nuk përcakton, se kush janë ngjyrat e lëndëve të para "tekstile" (si ngjyra karakteristike në një polici), që do të përdoren për prodhimin e këtyre uniformave.

Një vendim që lë shteg për abuzim, me pasojat se , do të prodhojë dëm moral e financiar, sepse mund të blihen objekte apo artikuj të uniformës të pa miratuara, të pa normuara",- thotë ai. Ndërkaq, për afatin e realizimit ai thotë se është e pamundur të realizohet një blerje për 120 ditë që ka qenë e parashikuar.

Sipas përafërsisht të njëjtin tender "Blerje uniforma dhe elementë përbërës të tyre" për Ministrinë e Mbrojtjes në fondin 73.5 milionë lekë lekë, kohëzgjatja e realizimit vlerës është 90 ditë nga lidhja e kontratës.

Në të kundërt, "Blerja uniforma dhe elementë përbërës të tyre" për Policinë e Shtetit në fondin limit 809.7 milionë lekë, një vlerë 11 herë më shumë se Ministria e Mbrojtjes, kohëzgjatja e realizimit të kësaj vlere, kërkohet 120 ditë nga lidhja e kontratës.

Boçi për këtë problem thotë: Në rastin më të mirë këto mund të realizohen vetëm nëse "uniformat dhe elementët përbërës së tyre" për Policinë e Shtetit, të jenë prodhuar paradhënie nga fitues të paracaktuar, pavarësisht tenderit të anuluar të datës 29 korrik 2009. Dhe pritet vetëm transporti, që këto uniforma dhe elementët përbërës së tyre, të bëhen hyrje në magazinat e policisë së Shtetit".

Trafiku, pranga malazezit me 10 pistoleta

SHKODËR- Një malazez, nga Tivari u kap dje në pasdite me 10 pistoleta, "Ekol- Special 99", pak kohë pasi kishte hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit me një autoveturë, "Volksëagen Golf" me targa BR AJ 011.

Nazim Ljikoviç, 32 vjeç, nga Kraja e Tivarit të Malit të Zi, është i arrestuari, ndërsa policia nuk bëri të ditura detaje të tjera të operacionit.

Armët e zjarrit, të një precizioni të lartë mësohet se do të shiteshin në vendin tonë tek një blerës që i kishte porositur ato më parë dhe se çmimi për një të tillë kapte shifrën e 400 eurove.

Malazezi, u ndalua rreth orës 16:00, nga një grup efektivësh të Policisë së Shtetit që e kishin nën vëzhgim në qendër të qytetit, gjatë operacionit të koduar "Mysafiri", duke iu referuar ardhjes së malazezit në Shkodër si mik.

Veç armëve të bllokuara, policia i ka bllokuar malazezit edhe një sasi parash prej afërsisht katër mijë eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara. Operacioni u drejtua.......................................... njësai Antitrafik e Policisë së Shtetit që kishte nisur një hetim prej disa muajsh në lidhje me të arrestuarin e djeshëm.

Hetuesit pohojnë se tashmë kanë identifikuar edhe personin të cilit do t'i shiteshin dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë linjë trafiku që mendohet se mund të jenë së paku katër persona.

Gjithsesi policia nuk bëri të ditur emrat e personave të tjerë të dyshuar për shkak se operacioni ishte ende në proces. Ljikoviç, 32 vjeç, me banim në Tivar të Malit të Zi, i është komunikuar akuza "trafikim ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake", si dhe "falsifikimit të monedhave".

Ljikoviç u arrestua dje në flagrancë në qytetin e Shkodrës rreth orës 16:00, ndërsa është munduar të "qepë gojën" para hetuesve të Policisë së Shtetit, të cilët nga krahu tjetër janë munduar të zbërthejnë sa më shumë "mysafirin", duke i kërkuar atij sa më tepër informacion gjatë marrjes së deklarimit të tij nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

Menjëherë pas kapjes në flagrancë të malazezit nga Tivari, është lajmëruar Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës një prokuror të saj për të drejtuar hetimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje si dhe për të zbuluar elementë të tjerë të hetimit, si dhe persona të tjerë të dyshuar.

10 pistoleta të tipit "Ekol- Specia l99", iu bllokuan një malazezi të arrestuar në flagrancë dje në Shkodër nga Policia e Shtetit.

4000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, iu bllokuan personit, gjatë kontrollit të kryer, veç armëve të zjarrit

400 euro dyshohet se do të shiteshin në tregun e zi të vendit armët e bllokuara dje në qendër të qytetit të Shkodrës

Tentuan përdhunimin e vajzës, në pranga tre, në kërkim i dashuri

TIRANË- Tre të rinj arrestohen nga Policia e kryeqytetit, pasi janë të dyshuar si autorë të marrjes peng të një minoreneje dhe akuzohen se kanë tentuar të kryejnë me të marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e mbajtur dy ditë të izoluar në një shtëpi, por sipas policisë, ndërhyrja e uniformave blu ka bërë që aventura e të rinjve të mos zgjasë më shumë se dy ditë.

Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës pohuan dje se janë arrestuar Jah Metalija, 24 vjeç, Taulant Necaj, 19 vjeç dhe S. P, të tre me banim në Tiranë dhe një person tjetër është shpallur në kërkim dhe që dyshohet të jetë personi që ka marrë peng minorenen 15 vjeçare, identiteti i së cilës nuk është publikuar për arsye të hetimit.

Në reagimin zyrtar të Policisë së Tiranës në lidhje me këtë ngjarje thuhet se arrestimi i tre të rinjve me banim në Tiranë është kryer pasi dyshohet se në bashkëpunim katër ditë më parë në rrugën "Don Bosko", kanë marrë me dhunë një vajzë 15 vjeçe me automjetin e tyre tip "Benz", me targa TR 1251 I.

Burimet policore pohuan dje se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshire dhe një person tjetër dhe që dyshohet të jetë i dashuri i 15 -vjeçares, ndërsa në banesën ku është kryer arrestimi policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe sasinë prej 38 gramë hashash.

Arrestimi është kryer nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, në një shtëpi në Kombinat ku dyshohet se kanë qëndruar personat e përfshirë në këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se vajza ka vajtur me dëshirën në banesën e të njohurit , por më pas janë njoftuar edhe tre të arrestuarit.

Kjo e fundit ka dashur që të largohet nga shtëpia por që nuk është lejuar nga personi që është në kërkim dhe njoftimi i tre të arrestuarve ka irrituar 15- vjeçaren. Por minorenia ka arritur që të largohet duke bërë denoncim në polici për qëndrimin jashtë dëshirës së saj dy ditë me radhë nën shoqërinë e tre djemve.

Burimet zyrtare nga Policia e kryeqytetit pohuan dje se është ngritur një grup hetimor dhe të ndaluarit bashkë me vajzën që ka kryer denoncimin, janë marrë në pyetje nga oficerët e hetimit të krimit duke dhënë versionin e tyre për ngjarjen që ka çuar në pranga tre persona.

Ndaj tre personave që janë ndaluar për këtë ngjarje rëndojnë akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë, marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur e mbetur në tentativë dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›