E Diel, 1 Nëntor 2026

Televizioni pranë Berishës: Dhuna e Policisë së Kosovës, e ligjshme dhe demokratike

Share

Televizioni në pronësi të Aleksandër Frangajt, krahut të djathtë të kryeministrit Berisha, ABC News, ka qenë i vetmi televizion shqiptar që ka transmetuar protestën e sotme të Vetëvendosjes live.

Por, gjatë protestës, kur policia ka ushtruar dhunë deri në ekstrem ndaj protestuesve, gazetarët e këtij televizoni janë shprehur se ndërhyrja e policisë kosovare është e ligjshme, demokratike dhe kushtetuese.

Asnjë media në botë nuk e justifikon dhunën e policisë ndaj protestuesve, por, ABC News, duke u përpjekur të bëjë paralele mes protestës së sotme të Vetëvendosjes dhe opozitës shqiptare më 21 janar, është përpjekur që të justifikojë dhunën.

Kujtojmë këtu që qeveria shqiptare e ka cilësuar Vetëvendosjen ekstremiste dhe veprimet e Albin Kurtit e aktivistëve të tjerë, njësoj me ato të serbëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›