E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fruta-perimet, rriten sërish çmimet e shitjes

Nga 37 artikuj në treg, 24 prej tyre kanë rritje çmimi, 6 artikuj të tjerë kanë ulje çmimi, ndërsa 7 artikuj kanë të njëjtin çmim si ne javen e kaluar 

TIRANE-Për javën nga 24 gushti në 30 gusht 2009, në krahasim me një javë më parë, çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate vazhdojnë të kenë rritje, njofton Ministria e Bujqësisë. Nga 37 artikuj në treg, 24 prej tyre kanë rritje çmimi, 6 artikuj të tjerë kanë ulje çmimi, ndërsa 7 artikuj kanë të njëjtin çmim si një javë më parë. Në perimet, nga 20 artikuj në treg, 13 prej tyre kanë pësuar rritje çmimi 3-17 lek/kg. Ndërkohë, nga 14 artikuj frutorë, 9 prej tyre kanë pasur rritje çmimi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›