Policia Rrugore, tashmë me 5 ditë punë në javë
Java 5-ditëshe, me dy ditët e shtunë dhe e diel pushim, u aplikua në Policinë e Shtetit pas urdhëresës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ahmet Prençi dhe me lobingun e Sindikatës së Policise
TIRANE- Policia e Tiranës nis aplikimin e javës 40-orëshe të punës. Shërbimet e Policisë Rrugore, dje kanë pasuar ato të Rendit për implementimin e javës së punës siç aplikohet në çdo administratë të shtetit shqiptar. Java 5-ditëshe, me dy ditët e shtunë dhe e diel pushim, u aplikua në Policinë e Shtetit pas urdhëresës së Drejtorit të Përgjithshëm, Ahmet Prençi dhe me lobingun e Sindikatës së Policisë. Dita e sotme duket se ka sjellë probleme për Komisariatin e Policisë Rrugore për të pasur shërbimet e përhershme në çdo pikë të kryeqytetit, ndërkohë që mungesa e shlyerjes së pagesave të orëve suplementare, ka bërë të shihet me mosbesim qëndrimi në punë për ditët që konsiderohen pushim. Më parë ishte aplikuar java 40-orëshe e punës për shërbimet e rendit të policisë. Shtyrja e vendimit për kalimin e Policisë Rrugore në javën 40-orëshe deri ditën e djeshme, mësohet të jetë kryer për shkak të fluksit të shkaktuar nga automjetet e shumta të emigrantëve që ktheheshin për të bërë pushimet pranë familjeve të tyre në Shqipëri dhe turistëve kosovarë që shijuan bregdetin e “Shqipërisë Amë”, në sezonin veror.
(d.b/BalkanWeb)