E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, 30 raste të dyshuara me virusin A/H1N1

Nga analizat pranë ISHP-së, këta pacientë kanë rezultuar me grip të tipit A, por pritet konfirmimi nga laboratori i Rumanisë për nëntipin H1N1. Vetem 30 eshte numri i pacientëve të konfirmuar në vendin tonë me gripin e derrit 

TIRANE-Autoritetet e Shëndetit Publik raportojnë se numri i rasteve të dyshuara në vendin tonë me virusin A/H1N1 ka shkuar në 15 persona. Nga analizat pranë ISHP-së, këta pacientë kanë rezultuar me grip të tipit A, por pritet konfirmimi nga laboratori i Rumanisë për nëntipin H1N1. Sipas buletinit të publikuar nga ISHP-ja, mbetet ende 30 numri i pacientëve tashmë të konfirmuar në vendin tonë me gripin e derrit. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga Tirana dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin Infektiv në kryeqytet, si dhe në atë të Pediatrisë në QSUT. Deri tani ISHP, që nga konfirmimi i rastit të parë ka analizuar rreth 632 mostra të marra tek pacientë që kanë shfaqur shenjat e gripit, të mbledhura këto nga të gjitha spitalet rajonale të vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›