Policia e Tiranes Pjesemarresit ne tubim te distancohen nga dhuna

Policia e Tiranës bën thirrje për qetësi, dhe distancim nga aktet e dhunës për personat pjesëmarrës në tubimin e organizuar nga PS-së, para objektit të KQZ-së. “Ditën e sotme, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë në zbatim të Ligjit “Për Policinë e Shtetit” ka marrë masa për ruajtjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e rendit e të qetësisë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Sipas saj, rreth orës 11.30’, pas grumbullimit para ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një grup personash aktualisht po ushtrojnë dhunë ndaj strukturave të policisë, ku disa prej tyre janë të lënduar dhe një punonjës policie është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e Tiranës, fton pjesëmarrësit në tubim, të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Policia bën me dije, se po sot rreth orës 11.00’ të ditës së sotme, në segmentin rrugor Rrogozhinë – Kavajë, në afërsi të Urës së Drazhit, janë grumbulluar në një tubim rreth 200 persona, të cilët kanë bllokuar këtë segment rrugor.