E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: SHBA, BE,OSBE te ndalin maskaradën e votës së lirë

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste i bëri apel përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe presidentit Topi për të ndërhyrë për të ndaluar atë që ai e quan maskaradë të votës së lirë. Në daljen e tij publike të orës 13. 30 minuta nga selia rozë, Rama shprehu keqardhjen për anulinim e vizitës së presidentit të KE-së, duke e cilësuar si një “sinjal aspak i mirë për Shqipërinë por dhe një reagim në një moment kur vendi ynë po përjeton dhunën e procesit zgjedhor”

“PS nuk do pushojë së kërkuari daljen nga ky qorrsokak- tha Rama duke shtuar se - Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë. Numërimi është bërë në kohë reale” ndërkohë që po ndodh “Përmbysja e rezultatit në tavolinën e KQZ, ku po bëhet dhe maskarada e votës së lirë”

Rama i kërkoi “Ndihmë ndërkombëtarëve, të SHBA, BE, OSBE e shba, BE, OSBE e cdo mik e partner të mos lënë vetëm Shqipërinë e shqiptarët në këtë orë dramatike.”

Duke iu drejtuar ndërkombëtarëve Rama tha se “jemi gati të kontribuojmë për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo humnerë”

“Asnjëherë ky konflikt ska qenë më i qartë se sot se kush është dhunuesi e kush i dhunuari”- nënvizoi Rama duke shpresuar se “që ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mbrotje të lirisë stabilitet duke mos lejuar të zhvillohet një maskaradë për të ardhmen”

Apeli i dytë i drejtohet presidentit Topi “të veprojë në mbrojtje të stabilitetit, dhe të marrë në mbrotje institucionin e votës së lirë. “

Rama paralajmëroi kallzim penal “për shpërdorim detyre dhe falsifikim për 4 anëtarët e maxhorancës në KZQ”. Sipas tij kallzimi penal do dorëzohet në orët në vijim dhe i kërkoi prokurorisë të “mbledhë të gjitha provat e të nisë menjëherë hetimin e kësaj vepre antikushtetuese, antikombëtare me qëllime të errëta politike”

Rama mbylli fjalën e tij duke thënë se “Jemi në këmbë. S’ka diktat që të na gjunjëzojë deri sa të kemi frymë”
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama: SHBA, BE,OSBE te ndalin maskaradën e votës së lirë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›