Fitojnë “të mëdhatë” barazon vetëm Partizani
Bylisi, Elbasani dhe Lushnja kanë sigluar fitoren e radhës në Kategorinë e Parë duke mos iu ndarë njëra-tjetrës në luftën për një vend në krye të kampionatit. Ballshiotët e kanë pasur më të vështirë në Pogradec por 90 minutëshi ka treguar se kjo skuadër nuk njeh kundërshtarë. Diçka më e lehtë përballjet për Lushnjën dhe Elbasanin, skuadra këto që mundën respektivisht Skraparin dhe Bilishtin. Fitore me vlera ka shënuar edhe ADA në transfertë me Memeliajn ndërsa Kamza ka shpërfytyruar Luftëtarin falë edhe golaedorit të saj, Klevis Dalipi i cili shënoi tre gola. Nuk di të fitojë përfundimisht në transfertë Partizani. “Demat e kuq” nuk e kanë mundur të marrin edhe këtë herë pikë të plota jashtë fushe përderisa barazuan me Burrelin. Asgjë për t’u shënuar në dy takimet e tjera ku vendasit e Gramshit dhe të Cërrikut fituan ndaj Sopotit dhe Besëlidhjes.