E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi s’ndalet, gol edhe ndaj Riedit

 

Hamdi Salihi ka shënuar golin e 12-të në kampionat për këtë sezon, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij SV Ried, të cilën Rapidi e ka mundur dje 2-1.  Gol ka shënuar edhe Debatik Curri në Ukrainë. Ai ka hapur serinë e golave për skuadrën e Vorksla, e cila ka fituar 2-0 në fushën e vet ndaj Zakapatia në takimin e javës së 17-të, e fundit për këtë vit në Ukrainë. Mbrojtësi i Kombëtares shfrytëzoi një kros në zonën e rreptësisë dhe pas një mungese përqendrimi të lojtarit Ksenzu të Zakarpatia. Ndërsa në Gjermani futbollisti i VFL Bokum, Mërgim Mavraj realizoi një autogol në favor të Bajern, duke e ngritur rezultatin provizor në 0-2. Bajern, që shënoi gjithsej pesë gola në këtë takim pas asaj fitore të thellë kualifikuese në mesjavë ndaj Juventusit në Champions League, arriti të fitojë 5-1. Mbrojtësi shqiptar luajti gjatë gjithë takimit si titullar. Në Angli Lorik Cana i është kthyer zanatit të vjetër teksa është ndëshkuar me kartonë të verdhë në minutën e 25-të të takimit Sunderland-Portsmouth (1-1).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›