E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Real Madrid konfirmon blerjen e Bejl nga Totenhami

Konfirmohet ajo që prej ditësh flitej në merkaton europiane. U fola si blerja më e shtrenjtë e historisë, prej 100 milionë eurosh, por duket nuk është kështu, pasi vlera ka zbritur në 91 milionë euro. Real Madrid më në fund ka mbyllur blerjen e Garet Bejl, i cili do të veshë fanellën e Los Blancos për 6 sezonet e ardhshme. Sipas lajmit të shpërndarë nga vetë klubi madrilen, te Totenham do të shkojnë 84 milionë euro plus 7 në bonuse, që e çojnë në 91 milionë euro transferimin e uellsianit në kryeqytetin spanjoll. Por në Angli flasin se ky operacion kushton 101 milionë euro, teksa Totenham nuk ka dalë ende në një komunikatë për shtyp. Për momentin e vetmja pengesë për të bërë zyrtar këtë transferim është se pritet të mbyllen detajet e marrëveshjes midis futbollistit dhe Realit për sa i përket të drejtave të imazhit. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›