Putin nuk tradhton Sirinë, SHBA të sjellë prova për armët kimike
RUSI-Mbështetja e Rusisë ndaj Sirisë vazhdon të jetë e palëkundshme. Presidenti rus, Vladimir Putin i cilësoi sot një absurditet total akuzat e përdorimit të armëve kimike nga Siria, duke i kërkuar SHBA-së prova për përfshirjen e regjimit sirian në sulmin e 21 gushtit.
"Forcat ushtarake siriane janë në ofensivë dhe të pozicionuara në rajone të ndryshme.
Në këto kushte, shfrytëzimi i një preteksti të tillë nga ata që bëjnë thirrje për një ndërhyrje të armatosur do të ishte një absurditet total", deklaroi Putin për shtypin nga Vladivostoku.
(m.s/BalkanWeb)